Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
KRÓM,~I m. 1. min. Mineral me strukturë të fortë dhe të shkëlqyeshme, nga përpunimi i të cilit prodhohet metali i shtrenjtë me të njëjtin emër. Miniera e kromit në Bulqizë.
2. Metal i fortë në ngjyrë hiri dhe i paoksidueshëm, me një shkëlqim si të argjendit, që shërben për të veshur orendi shtëpiake metalike, kopsa etj. (simboli Cr). Vesh kopsat me krom. I veshur me krom.
KROMÁSH,~E mb., mjek., bised. Që e ka zënë kroma a zgjebja; i zgjebosur. Burrë kromash.
Shfaq përkufizimin e plotë →KROMATÍK,~E mb., libr. Që ka të bëjë me ngjyrat dhe me kromatizmin; ngjyrues. Nuanca kromatike.
Shfaq përkufizimin e plotë →KROMÍM,~I m., spec. 1. Veshje e diçkaje me krom. Kromimi i lugëve. 2. Mënyra a metoda se si kromohet diçka për të mos u ndryshkur. Metodë (makinë) kromimi.
Shfaq përkufizimin e plotë →►KROM/ÓHET jovep., ÓVA (u), ~ÚAR spec., pës., vet. v. III e KROMÓJ.
Shfaq përkufizimin e plotë →KROM/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR spec., kal. Vesh një send, zakonisht një orendi shtëpiake, me një shtresë të hollë kromi për të mos u ndryshkur. Kromojmë kopsa (lugët, pirunët).
Shfaq përkufizimin e plotë →KROMONÍM,~I m. sh. ~E, ~ET gjuh. Term që përfaqëson një ngjyrë.
Shfaq përkufizimin e plotë →KROMÓR,~E mb., spec. Që ka të bëjë me mineralin dhe me metalin e kromit; që përmban a ka krom; i kromit. Shtresa kromore.
Shfaq përkufizimin e plotë →KROMÓS vep., ~A, ~UR kal. 1. bised. I ngjit kromën dikujt; zgjebos.2. bot., vet. v. III Bën që ta zërë kroma (për një bime, një pemë etj.). Lagështira kromosi bimët.✱Sin.: zgjebos,…
Shfaq përkufizimin e plotë →KROMÚAR (i, e) mb., spec. Që është kromuar. Enë (vegla) të kromuara.
Shfaq përkufizimin e plotë →KRÓMË,~A f. 1. mjek. Zgjebe; infektimi me kromë a me zgjebe. E kishte zënë kroma. 2. bot. Sëmundje kërpudhore që prek zhardhokun e disa bimëve, gjethet e disa drurëve etj. U ka rën…
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë