Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
KRÍSJ/E,~JAI f. sh. ~E, ~ET 1. Çarje; plasje.
2. Plasë, e çarë; vendi ku është çarë (për një xham, një gotë etj.); krisë. Ka (është) një krisje këtu. E ngjiti krisjen.
3. Krismë. Krisje e dobët (e fortë). Dëgjoheshin krisje.
✱Sin.: krisë, e krisur, të krisurit, e çarë, çarje, plasje, plasë, krismë, kërcëllimë, bubullimë, kërcitje.
KRÍSJ/E,~JAII f. sh. ~E, ~ET bot. Gram.
KRÍS vep., ~A, ~UR 1. jokal., vet. v. III Merr të plasur; çahet (për një xham, për një gotë prej qelqi a prej porcelani etj.); kriset. Krisi gota (xhami, filxhani, pjata).
2. kal. dhe jokal. Bëj që të marrë të plasur a të çarë (një enë a një send prej qelqi etj.); çaj, plasarit. E krisi plaku gotën.
3. jokal., vet. v. III Nxjerr një tingëllimë a një krismë të mprehtë e të thatë; kërcet. Krisi dera.
4. edhe fig., jokal. Nis diçka, fillon papritur e menjëherë, ndonjëherë edhe me shpërthim, me krismë a me zhurmë; pëlcet. Krisi arma (pushka). Krisi lufta. Krisi grushti. Krisi kënga (muhabeti, shakaja). Krisi shamata (e qeshura).
5. fig., jokal. Nis të çmendem; çmendem. Krisi nga mendtë.
6. jokal. Ngrihem nga vendi menjëherë dhe filloj një lëvizje a veprim. Krisa dhe ika. Ia krisi vrapit. Ia krisi me të katra.
✱Sin.: çaj, çahet, plasaritet, pëlcet, kërcet, çmendem.
♦ I ka krisur një *dërrasë (dikujt) tall. I krisi *koka (dikujt). I krisi *mendja (dikujt).
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë