Fjalori
KRIPË

KRÍP/Ë,~A f. sh. ~ËRA, ~ËRAT 1. Lëndë e bardhë në trajtë kokrrizash që përbëhet kryesisht nga kloruri i natriumit, e tretshme në ujë dhe me shije të njelmët, që nxirret nga avullimi i ujit të detit ose nga nëntoka, e përdoret për t’i dhënë gjellës më shumë shije. Kripë deti. Kripë guri kripë që nxirret nga nëntoka. I hedh kripë gjellës. I hodhi shumë kripë. Gjella me kripë dhe kripa me karar (fj. u.) çdo gjë kërkon masën e duhur.

2. bised. Shija e njelmët e kësaj lënde në gjuhë, të qenët i kripur. Shih a kanë kripë makaronat që po ziejnë. Provoj në gojë kripën e gjellës. Qenka kripë e gjallë! është shumë i kripur.

3. kim. Çdo komponim kimik i përbërë nga katione e anione; komponim kimik që formohet nga reaksioni kimik ndërmejt një acidi e një baze.

4. edhe fig. Shija e mirë a kënaqësia që ndihet kur shikon dikë me pamje të bukur, kur dëgjon një muzikë të pëlqyeshme etj.; ajo gjë që e bën të këndshëm ose të shijshëm dikë a diçka. Flet fjalë me (pa) kripë. Djalë me kripë djalë me shije. Shfaqje me kripë.

5. si ndajf., fig., bised. Trokë, pa asnjë pasuri; pa gjë, varfërisht. Kishte mbetur kripë.

Sin.: shije, lezet, trokë, varfërisht.

*Barrë kripe përçm. U bëra kripë humba gjithë pasurinë a paratë, s’më ka mbetur asgjë. M’u (më doli) kripë (diçka) nuk më vajti mbarë, më shkoi ters një punë, sepse pata pengesapapritura, më doli keq. Bëhet *ujë e kripë (diçka). U bëra për *ujë me kripë. E bëri kripë e shëllirë (dikë) shih e la me gishtgojë (dikë). E bëri për *qepë e kripë (dikë). E bën *ujë e kripë (diçka). E bëri për *ujë me kripë (dikë). Nuk ra kripa (*sheqeri) në ujë mospërf. *Buka e kripa (e diçkaje). Me *bukë e kripë (e zemërbardhë). I doli kripa (dikujt a diçkaje) u i mërzitshëm, s’ka më shije e lezet, nuk ndienkënaqësi kur e sheh a kur e dëgjon, nuk është më i këndshëm a tërheqës si më parë (zakonisht kur përsëritet shumë etj.); i doli (i iku) lezeti; i doli (i iku) lyra; s’i ka mbetur lëng. E do si kripën në sy (dikë) iron. e ka shumë inat, e urren, s’e duron dot fare; e ka kripë në sy; e do si zjarrin në gji iron.; e do si prushin në gji iron.; e ka prush në gji; e do si djalin e shemrës iron.; nuk do t’ia shohë sytë (dikujt); e ka halë në sy. I gjen kripë për gjellë (dikujt) e ndihmon me diçka shumëkërkuar; ia ndreq punët sa më mirë; bën që ai të nxjerrë nga duart diçka shumëmirë. *Gjellë pa kripë shpërf. Kemi ngrënë një *barrë (bashkë). Kemi ngrënë një *kosh me kripë (bashkë). S’hahet as me kripë e as me shëllirë (dikush a diçka) shih s’hahet as me vaj e as me uthull (dikush a diçka). Kemi ngrënë një *thes me kripë (bashkë). I hedh kripë (diçkaje) e bën tërheqës dhe e zbukuron, e bënkëndshme, e lezeton; i jep lezet. Hedh kripëgjellëbotës (dikush) merret me punë që nuk i përkasin; përzihetpunët e të tjerëve; fut hundët (hundën). I hedh kripëkëpucë (dikujt) keq. bën një veprim për ta larguar sa më parë, mezi pret që të ikë dikush ngaqë e ka zgjatur bisedën, nuk e duron dot më; ia dha këpucët (opingat) në dorë mospërf. (Humb) si kripa në ujë (dikush a diçka) ikën diku dhe nuk dihet se ku është; zhduket pa lënë gjurmë, s’gjendet askund, tretet. (Është) kripë e daulle (dikush) shih (është) kripëdiell (dikush). E kam *bukë e kripë (dikë a diçka). E ka kripë në sy (dikë) e ka shumë inat, e urren, s’e duron dot fare; (e do) si kripën në sy iron.; (e do) si djalin e shemrës iron. (e do) si zjarrin në gji iron.; (e do) si prushin në gji iron.; e ka prush në gji iron. e ka halë në sy. E ka kripën *thatë (dikush). S’kishte ku të hidhte *kokrrën e kripës (dikush). Kërkon *sheqer e kripë në ujë (dikush) tall. Kur të krimbet kripa iron. kurrë, asnjëherë; kur të bëhet deti kos; kur të zërë dëbora krimba. Kripë derri bised. shih kripëdiell. Kripëdiell shumë i varfër, s’ka asnjë dyshxhep; pykëdiell; kripë derri bised.; është (ka mbetur) krunde; është (ka mbetur) trokë; i shkundi (i zbrazi) xhepat; i është shpuar xhepi (dikujt). Kripa e tokës njeri a grup njerëzish shumëmirë e shumëdobishëm; dikush a diçka që e duam ose e admirojmë për vlerat e virtytet. E la kripë (dikë) ia morigjitha paratë e pasurinë, e la pa asnjë dysh; e la gisht; e la kalli; e la trokë; e la gojëthatë; e la preshdiell; i thau kupën (dikujt); e bëri fushë. Nuk ka marrë kripë në det (dikush) mospërf. nuk është lodhur shumë për një punë, nuk ka djersitur për të bërë diçka, i ka arritur gjërat pa mundime e vështirësi; s’e bën qejfin qeder; e gjeti lugënpilaf. Mbeta kripë (e shëllirë) humba çdo gjë, humbagjitha paratë e pasurinë dhe s’kamasnjëardhur, u varfërova krejt; s’kamasnjë dyshxhep; mbeta teneqe; mbeta dërrasë; mbeta kalli; mbeta rrasëdiell; kam pirrën e zezë.*Pelte pa kripë tall. Përtyp kripë *mënjanë (dikush) përb. S’më qelbet kripa bised. nuk më prishet ndonjë punë, nuk dua t’ia di fare për këtë gjë; aq më bën; s’më prishet gjiza; s’më lagen drutë. U shkri (u tret, humbi) si kripa në ujë. 1. (dikush) U dobësua menjëherë, ra menjëherë nga shëndeti; u shkri, u tret (nga një sëmundje e rëndë ose nga një hidhërim i madh). 2. (dikush a diçka) U zhduk pa e ditur kush, ku e si; humbi pa lënë gjurmë; mori fund pa u vënë re; (humbi) si gjilpërakashtë; (është) si brymadiell. I shtyp kripëkokë (dikujt) e mundon keq dikë, e dhunon për ta mposhtur; i shkakton vuajtje e kokëçarjeshumta, s’e lë të qetë, e torturon.


Rezultate të tjera nga lematizimi ose nga ngjashmëria me formën përfaqësuese: KRIP
KRIP

KRÍP,~I m., arb. Tërësi a tufë flokësh.

KRIP

KRÍP vep., ~A, ~UR kal. 1. I shtie a i hedh kripë gjellës ose një ushqimi për t’i dhënëshumë shije; njelmësoj, kripos. Krip gjellën (supën). E ke kripur shumë djathin.
2. Regj lëkurën.
3. turshi perime a zahire për dimër, regj. Krip speca (domate). Krip dardha.
4. Spërkat një ushqim me pak miell, me sheqer pluhur etj., para se të zihet a të piqet ose para se të hahet; kripos. I kripi krepat me pak sheqer (me pak piper, me pak vaj ulliri).
5. Provojshijoj gjellën nëse ka apo s’ka kripë. Kripgojë (me gjuhë).
Sin.: kripos, kripësoj, kripëzoj, regj, njelmoj, njelmësoj.
Ia kripi *kokën (dikujt). Ta krip *lëkurën (dikush) përb. kripsha *mendjen iron. bised.kripsha *trutë iron. mospërf.


Rezultate të ngjashme

KRÍPËS,~E mb. Që është vënë në kripë a në shëllirë për t’u regjur. Tranguj (speca) kripës.

Shfaq përkufizimin e plotë →

KRÍP,~I m., arb. Tërësi a tufë flokësh.

Shfaq përkufizimin e plotë →

KRÍP vep., ~A, ~UR kal. 1. I shtie a i hedh kripë gjellës ose një ushqimi për t’i dhënë më shumë shije; njelmësoj, kripos. Krip gjellën (supën). E ke kripur shumë djathin. 2. Regj …

Shfaq përkufizimin e plotë →

►KRÍP/EM jovep., ~A (u), ~UR 1. vetv., vet. v. III Kripësohet, merr shijen e kripës; njelmësohet, kriposet.2. vetv. Provoj në gjuhë shijen e një gjelle, zakonisht njelmësinë e saj,…

Shfaq përkufizimin e plotë →

KRÍPJ/E,~A f. 1. Shndërrim në kripë, kripëzim, kriposje. 2. Kripësim i gjellës.3. Lug i gjatë si govatë, ku u shtihet bagëtive për të ngrënë gëzhuta a krunde me pak ujë e kripë.Si…

Shfaq përkufizimin e plotë →

KRIPÓR,~E mb. Që përmban njëfarë sasie kripe; i kripur. Tokë kripore.Sin.: i kripur, i kripëzuar, i kriposur.

Shfaq përkufizimin e plotë →

KRIPÓS vep., ~A, ~UR kal. 1. I hedh kripë gjellës, supës etj. për ta bërë më të shijshme; njelmësoj, kripësoj. 2. Hedh kripë në rrugë për të shkrirë akullin, kripësoj. Kripos rrugë…

Shfaq përkufizimin e plotë →

KRÍPTH,~I m. 1. Tokë e kripur dhe jopjellore, kripërishtë. 2. bot. Veshtull. Degë kripthi.3. zool. Qime e gjallë. Sin.: kripërishtë, veshtull.

Shfaq përkufizimin e plotë →

KRÍPUR (i, e) mb. 1. Që është kripur; që ka mjaft kripë (për një gjellë). Gjellë e kripur. Djathë i kripur. 2. Që ka a përmban kripë; i kripëzuar (zakonisht për toka). Toka të krip…

Shfaq përkufizimin e plotë →

KRÍPUR ndajf. Hidhur; jo mirë, në mënyrë të papëlqyeshme, keq. I vjen kripur (dikujt) nuk i pëlqen; i vjen hidhur. Sin.: hidhur, keq.

Shfaq përkufizimin e plotë →

Kliko këtu për të parë përdorime të mundshme të kësaj fjale (ose të ngjashme) në përkufizime të fjalëve të tjera (rezultate në kontekst)

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.