Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
KRIJÍM,~I m. sh. ~E, ~ET 1. edhe filoz. Veprimi dhe gjendja kur krijohet dika e re; shfaqje a lindje e diçkaje të re dhe ende e panjohur; krijesë natyrore dhe objektive. Krijimi i botës dhe i njeriut.
2. edhe fig. Zbulim krejt i ri si rezultat i aftësisë së mendjes dhe e shpirtit të njeriut. Krijimi i inteligjencës artificiale. Krijimi i një botëkuptimi të ri. Krijim i rremë (fantastik).
3. bised., mospërf. Diçka e shpifur; shpifje.
✱Sin.: krijesë, krijimtari, zbulim, ngjizje, shpikje, shpifje.
KRIJIMTARÍ,~A f. sh. ~, ~TË 1. Veprimtaria krijuese e dikujt; puna që bën dikush për të zbuluar a për të krijuar vlera materiale, shkencore etj. në dobi të shoqërisë e të njerëzimi…
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë