Fjalori
KRESHNIK
KRESHNIK

KRESHNÍK,~U m. sh. ~Ë, ~ËT 1. folk. Hero legjendar i epikës shqiptare; personazh i legjendave popullore, që përfytyrohet si një gjigant, me trupmadh e të fuqishëm, i cili kryen vepra trimërie e fisnikërie.
2. edhe fig., lart. Trim i madh dhe i shquar; fatos.
Sin.: hero, fatos.


Rezultate të ngjashme

KRESHNIKÍ,~A f. 1. folk. Të qenët kreshnik.2. folk., përmb. Gjithë kreshnikët së bashku.3. edhe fig., lart. Heroizëm; trimëri legjendare. Kreshnikia e partizanëve të Luftës Antifas…

Shfaq përkufizimin e plotë →

KRESHNIKÍM,~I m. 1. folk. Kreshniki. 2. edhe fig., lart. Heroizëm legjendar. Sin.: kreshniki, heroizëm.

Shfaq përkufizimin e plotë →

KRESHNIKÍSHT ndajf. 1. folk. Në atë mënyrë siç vepronin kreshnikët.2. edhe fig., lart. Në mënyrë heroike; trimërisht. Ra kreshnikisht.

Shfaq përkufizimin e plotë →

►KRESHNIK/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR vetv., lart. Bëhem kreshnik a hero popullor e legjendar; e quaj veten kreshnik; luftoj heroikisht sikundër kreshnikët. U kreshnikua para shokë…

Shfaq përkufizimin e plotë →

KRESHNIK/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal., lart. Bëj që dikush të kreshnikohet; trimëroj dikë.

Shfaq përkufizimin e plotë →

Kliko këtu për të parë përdorime të mundshme të kësaj fjale (ose të ngjashme) në përkufizime të fjalëve të tjera (rezultate në kontekst)

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.