Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
KRASÍT vep., ~A, ~UR kal. 1. Pres degët e tepërta dhe të thata të një peme, të cilat i marrin asaj vlerat ushqimore; spastroj dhe rregulloj kurorën e drurëve, duke prerë disa nga degët e panevojshme; kij; harr. Krasit ullinjtë (hardhinë, rrushin).
2. fig., bised. Pres e vras me armë automatike një shumicë njerëzish, kafshësh etj., duke i rrëzuar të gjithë përtokë. I krasiti me mitraloz.
✱Sin.: kij, harr, tëharr, shkadhit, rralloj.
♦ *Pret e nuk krasit (pret pa krasitur) (dikush).
KRASÍT vep., ~A, ~UR kal. 1. Pres degët e tepërta dhe të thata të një peme, të cilat i marrin asaj vlerat ushqimore; spastroj dhe rregulloj kurorën e drurëve, duke prerë disa nga d…
Shfaq përkufizimin e plotë →►KRASÍT/ET jovep., ~A, ~UR pës., vet. v. III e KRASÍT.
Shfaq përkufizimin e plotë →KRASÍTJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET Prerja e degëve të thata a të tepërta të një peme; të krasiturit. Krasitja e hardhisë (e ullirit). Krasitje ripërtëritëse krasitje e degëve të një peme …
Shfaq përkufizimin e plotë →KRASÍTËS,~E mb. 1. Që krasit pemët. Thikë (gërshërë) krasitëse.2. fig. Që vret menjëherë një shumicë njerëzish, kafshësh etj. Armë krasitëse.
Shfaq përkufizimin e plotë →KRASÍTËS,~I m. sh. ~, ~IT Ai që e ka profesion krasitjen e pemëve.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë