Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
KRËND,~I m. kryes. sh. ~E, ~ET 1. Degë të holla e të thata për zjarr; shkarpa. Ndezi zjarrin me krënde. Një krah krënde.
2. Degë të holla me sythe dhe me gjethe të njoma, të cilat pëlqehen nga bagëtia. Mbledh krënde. Ushqen kecat me krënde.
✱Sin.: shkarpa, gjethe.
♦ Nuk preket (as) me krënde është shumë i ndjeshëm, nevrik e i papërmbajtur, nuk guxon t’i flasësh për diçka se nxehet shpejt; s’preket dot (as) me pupël. I thyen krëndet shkëmbyen fjalë, u grindën njëri me tjetrin, nuk shkojnë mirë; i prishën marrëdhëniet e mira; rrinë me kokë mënjanë.
►KRËND/ET jovep., ~ (u), ~UR 1. vetv., vet. v. III Mugullon; nis të nxjerrë sythe dhe gjethe të reja; sython (për drurët dhe për pemët në pranverë).2. pës. e KRËND.✱Sin.: mugullon,…
Shfaq përkufizimin e plotë →KRËNDÍSHT/Ë,~Af. sh. ~A, ~AT Vend, korije a pyll plot me krënde; zabel.
Shfaq përkufizimin e plotë →KRËNDJ/E,~A f. 1. Mugullimi dhe gjethimi i degëve të një druri a peme (në fillim të pranverës); mugullim; sythim. 2. Krënd. Mblodha krëndje për bagëtinë.✱Sin.: gjethim, mugullim, s…
Shfaq përkufizimin e plotë →KRËNDOVÍNA,~T f. vet. sh., shpërf. 1. Mbeturina krëndesh a shkarpash. Krëndovina për zjarr. 2. Krënde të mbledhura për bagëtinë. Solli ca krëndovina.
Shfaq përkufizimin e plotë →KRËNDTH,~I m. sh. ~A, ~AT bot. Mugull a syth ende pa çelur mirë në degët reja të drurëve (kur nisin të gjethojnë a të mugëllojnë).
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë