Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
KÓTË (i, e) mb. 1. Që nuk sjell asnjë rezultat, asnjë dobi ose asnjë përfitim. Lodhje (punë) e kotë.
2. edhe fig. Që bëhet kot, pa ndonjë qëllim; që nuk ka asnjë kuptim, që nuk ka vlerë; bosh. Bisedë (pyetje) e kotë. Fjalim i kotë. Fjalë (shpresa) të kota. Jetë e kotë jetë pa asnjë kuptim; jetë boshe.
✱Sin.: bosh, kot, i pavlefshëm.
KOT ndajf. 1. Pa ndonjë fitim a dobi; në mënyrë të kotë; dëm. Lodhet kot. E kalon kohën kot.
2. Pa bërë asgjë. Rri kot. Ka jetuar kot.
3. Pa ndonjë qëllim, pa kuptim, pa shkak, humbur, bosh. Ka bërtitur kot. Kot më kot fare kot. Ecte kot.
4. Në tym, në erë, bosh, kuturu.
✱Sin.: humbur, bosh, kuturu, dëm, huq, kotas.
♦ E ha bukën kot (dikush) keq. nuk e meriton atë që merr; nuk jeton me djersën e vet, është parazit; nuk punon, rri duarkryq; nuk vlen. Merr kot (dikush). 1. Zemërohet pa ndonjë shkak të rëndësishëm. 2. I duket ngandonjëherë vetja sikur është njeri me rëndësi, ngrefoset pa meritë. 3. (diçka) Rritet e zhvillohet shumë, por jo drejt (për bimë). (Flet) kot më kot (dikush) flet kuturu, nuk i peshon fjalët; flet në tym (në erë); flet pa doganë; flet përçart; (flet) në arë e në vresht; (flet) kodra pas bregut; hidhet kodër më kodër. Mpreh *kunja (kot) (dikush).
KOTËLÉT/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT gjell. 1. Copë mishi nga brinja e një qengji a e një keci, që hahet e skuqur, pasi është pluhurosur me pak miell. Mish për kotëleta. Hëngri një kotëletë…
Shfaq përkufizimin e plotë →KOTËSÍ,~A f. sh. ~, ~T 1. Të qenët i kotë. 2. Diçka e kotë, pa dobi, pa kuptim dhe pa vlerë. Janë kotësi.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë