Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
KÓRRJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET 1. Prerja e barit, e drithërave etj. me drapër a me një mjet tjetër.
2. Të korrat, të korrurat. Korrje të mira (të bollshme). Fushata e korrjeve.
3. Sasia a tërësia e barit, e drithit etj., që korrim një herë; të korrët. Korrja e parë (e dytë). Sivjet morëm dy korrje jonxhë.
KORR vep., ~A, ~UR kal. 1. Pres bar, jonxhë, të lashtat etj. me drapër, me kosë, me autokombajnë etj. Korr grurin (tërshërën, jonxhën).
2. fig. Vras e pres njëherësh dhe me shumicë; shfaros njerëz, kafshë a qenie të gjalla; kosit. I korri me mitraloz (me automatik).
3. edhe fig. Fitoj shumë të ardhura; siguroj një fitore të suksesshme (në luftë, në një garë a në lojë etj.). Korr suksese (fitore). Kush mbjell erën, korr furtunën (fj. u.).
✱Sin.: kosit, krasit, shfaros.
♦ Mbill (hidh) *farë e korr farë. Çfarë *mbjell (edhe) korr (dikush). E ha arën pa korrur (në *këmbë) (dikush) iron. Korr e grin (dikush). 1. Zhduk e asgjëson të gjithë e gjithçka, rrafshon çdo gjë që i del përpara, s’ndalet para askujt e asgjëje. 2. Ka pushtet të madh e bën ç’të dojë, s’pyet asnjë, bën si i do qejfi. Korr përmbi *kallinj (dikush). Korr e lësho (dikush) shih korr e nuk (e mos) lidh (dikush). Korr e nuk (e mos) lidh (dikush) bën punë gjysmake; nuk e çon deri në fund një punë dhe nuk arrin të marrë frytet e saj; mbjell e nuk korr; bluan e s’gatuan. *Lag e korr. Ku *mbjell nuk korr (dikush).*Mbjell e nuk korr. *Mbjell Zaloja e korr Maloja tall. *Shejtani as korr e as kopaçit (as mbjell e as korr).
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë