Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
KÓRRA,~T (të) edhe KÓRRURA,~T (të) f. vet. sh. 1. Korrja e drithërave, e të lashtave etj. Filluan të korrat. Jemi të zënë me të korrat (me të korrurat).
2. Koha a periudha kur korren të lashtat a drithërat (pasi piqen). Po afrojnë të korrat. Nuk duam shi në të korrat.
3. Sasia e prodhimit që merret a përftohet nga një korrje e të lashtave a e drithërave. Të korra të mira (të mbara, të bollshme).
KORR vep., ~A, ~UR kal. 1. Pres bar, jonxhë, të lashtat etj. me drapër, me kosë, me autokombajnë etj. Korr grurin (tërshërën, jonxhën).
2. fig. Vras e pres njëherësh dhe me shumicë; shfaros njerëz, kafshë a qenie të gjalla; kosit. I korri me mitraloz (me automatik).
3. edhe fig. Fitoj shumë të ardhura; siguroj një fitore të suksesshme (në luftë, në një garë a në lojë etj.). Korr suksese (fitore). Kush mbjell erën, korr furtunën (fj. u.).
✱Sin.: kosit, krasit, shfaros.
♦ Mbill (hidh) *farë e korr farë. Çfarë *mbjell (edhe) korr (dikush). E ha arën pa korrur (në *këmbë) (dikush) iron. Korr e grin (dikush). 1. Zhduk e asgjëson të gjithë e gjithçka, rrafshon çdo gjë që i del përpara, s’ndalet para askujt e asgjëje. 2. Ka pushtet të madh e bën ç’të dojë, s’pyet asnjë, bën si i do qejfi. Korr përmbi *kallinj (dikush). Korr e lësho (dikush) shih korr e nuk (e mos) lidh (dikush). Korr e nuk (e mos) lidh (dikush) bën punë gjysmake; nuk e çon deri në fund një punë dhe nuk arrin të marrë frytet e saj; mbjell e nuk korr; bluan e s’gatuan. *Lag e korr. Ku *mbjell nuk korr (dikush).*Mbjell e nuk korr. *Mbjell Zaloja e korr Maloja tall. *Shejtani as korr e as kopaçit (as mbjell e as korr).
KORR vep., ~A, ~UR kal. 1. Pres bar, jonxhë, të lashtat etj. me drapër, me kosë, me autokombajnë etj. Korr grurin (tërshërën, jonxhën). 2. fig. Vras e pres njëherësh dhe me shumicë…
Shfaq përkufizimin e plotë →KORRÉKT,~E mb. 1. Që sillet e vepron në përputhje me normat e sjelljes, me rregullat shoqërore në punë etj.; i rregullt, i përpiktë dhe i saktë. Njeri (mësues, nxënës) korrekt.2. Q…
Shfaq përkufizimin e plotë →KORRÉNT,~I m., libr. 1. elektr. Rrymë elektrike. U ndërpre korrenti. E zuri korrenti pati qark të shkurtër a një kontakt me rrymën elektrike, e drodhi rryma. 2. Rrymë a erë e fresk…
Shfaq përkufizimin e plotë →►KÓRR/ET jovep., ~A (u), ~UR pës., vet. v. III e KORR.
Shfaq përkufizimin e plotë →KORRIÉR,~I m. sh. ~E, ~ET Punonjës a nëpunës i ngarkuar për të çuar diku një njoftim, një porosi etj.; postier. Korrier diplomatik.
Shfaq përkufizimin e plotë →KORRÍK,~U m. Muaji i shtatë i vitit që vjen pas qershorit. Iku vapa e korrikut. ♦ Ngrin *akull në korrik (dikush). E shkund *arrën që në korrik (dikush).
Shfaq përkufizimin e plotë →KÓRRJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET 1. Prerja e barit, e drithërave etj. me drapër a me një mjet tjetër. 2. Të korrat, të korrurat. Korrje të mira (të bollshme). Fushata e korrjeve.3. Sasia …
Shfaq përkufizimin e plotë →KORRO/ZÍ, ~ZÉZË mb. Zeshkan; shumë i zi. Djalë korrozi.
Shfaq përkufizimin e plotë →KÓRRUR (i, e) mb. Që është korrur. Arë e korrur. Drithë i korrur.♦ I ka arat të korrura e të shira (dikush). 1. I ka punët në rregull, e ka çdo gjë që duhet në shtëpi. 2. iron. Ësh…
Shfaq përkufizimin e plotë →KÓRRËS,~E mb. Që korr; që shërben për të korrur. Makinë (vegël) korrëse. Mjet korrës.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë