Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
KÓRB,~I m. sh. ~A, ~AT 1. zool. (lat. Corvus) Zog mishngrënës me trup të madh dhe me pupla të zeza, që ushqehet zakonisht me kërma. Zog korbi. Krakëllima e korbave.
2. zool. Peshk deti me pak hala, që ka mish të majmë; korb i bardhë; korbec. Kapa një korb.
3. Emër bagëtie a kafshe me qime krejt të zeza; korbec.
4. si mb. Që ka qime krejt të zeza; shumë i zi; i zi sterrë (për kafshë a bagëti); korbash. Ka (qen) korb.
5. fig., bised. Burrë plak, i mjerë e fatkeq. Korbi ai!
✱Sin.: korbash, korbec.
♦ Po ia bën korbit me *sy (dikujt) mospërf. Kur të zbardhet *penda e korbit iron. Sa të zbardhet *penda e korbit. Si *zogjtë e korbit (e qyqes).
KORBÁSH,~E mb. Krejt i zi, korb.✱Sin.: korb, korbec.
Shfaq përkufizimin e plotë →KORBÉC,~I m. sh. ~Ë, ~ËT 1. zool. Peshk deti me mish të majmë; korb.2. Emër kafshe me qime krejt të zeza; korb. Ushqej korbecin.3. bised. Burrë plak dhe i mjerë, korb.4. si mb., fi…
Shfaq përkufizimin e plotë →KORBÚLL,~A f. sh. ~A, ~AT Kade prej druri, talër për bulmet. Djathi ruhet më mirë në korbull.✱Sin.: kade, talër.
Shfaq përkufizimin e plotë →KÓRB/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT bised. Grua a vajzë e mjerë dhe fatkeqe, që ka mbetur e vetme në shtëpi. Korba ajo. Ç’e gjeti korbën!
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë