Fjalori
KOPSITUR

KOPSÍTUR (i, e) mb. 1. është kopsitur (për një veshje); kund. i shkopsitur.
2. edhe fig., bised. I rregulluar përfundimisht; i përmbyllur; i mbaruar. Problem (hall) i kopsitur. Punë (detyrë) e kopsitur.
Sin.: i mbërthyer, i mbaruar, i përmbyllur.


Rezultate të tjera nga lematizimi ose nga ngjashmëria me formën përfaqësuese: KOPSIT


Rezultate të ngjashme

KOPSÍT vep., ~A, ~UR 1. kal. Mbërthej me kopsë një veshje; kund. shkopsit. Kopsit xhaketën (pallton, këmishën). 2. edhe fig., bised. Rregulloj përfundimisht, mbaroj një punë të vës…

Shfaq përkufizimin e plotë →

►KOPSÍT/EM jovep., ~A (u), ~UR 1. vetv. Mbërthej kopsën a kopsat e një rrobe që kam veshur; mbërthehem; kund. shkopsitem. 2. pës. e KOPSÍT.

Shfaq përkufizimin e plotë →

KOPSÍTJ/E,~A f. Mbërthim i një veshjeje me kopsë a me anë të kopsave. Kopsitja e xhaketës (e pantallonave).Sin.: mbërthim, përmbyllje, përfundim.

Shfaq përkufizimin e plotë →

Kliko këtu për të parë përdorime të mundshme të kësaj fjale (ose të ngjashme) në përkufizime të fjalëve të tjera (rezultate në kontekst)

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.