Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
KÓPSHT,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Ngastër toke zakonisht pranë shtëpisë, ku mbillen ose kultivohen pemë, perime etj.; bahçe. Kam një kopsht buzë lumit (buzë detit).
2. Vend i posaçëm, ku mbahen në kushte natyrore lloje të ndryshme kafshësh, zogjsh etj. Kopshti Botanik i Tiranës. Kopshti zoologjik.
3. Institucion parashkollor për edukimin dhe arsimimin e fëmijëve nga mosha tre deri gjashtë vjeç. Kopsht fëmijësh. Kopsht me (pa) drekë.
✱Sin.: bahçe, kopshtore.
♦ E kam *lakra në kopsht (dikë) iron. E kam *presh në kopsht (dikë) iron. Kopsht me lule poet. vend i lulëzuar dhe i begatshëm, ku njerëzit jetojnë të lumtur; bahçe me lule. Nuk nxjerr (dot) *pulën nga kopshti (dikush).
KOPSHTÁR,~I m. sh. ~Ë, ~ËT Ai që merret me kopshtari; fermer a bujk që punon në kopsht, përkujdeset për mbjelljen dhe kultivimin e bimëve, të perimeve etj., duke u bërë atyre të gj…
Shfaq përkufizimin e plotë →KOPSHTÁR/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Ajo që merret me kopshtari; fermere që punon në kopsht, përkujdeset për kultivimin e bimëve, të perimeve etj., duke u bërë atyre të gjitha shërbimet e…
Shfaq përkufizimin e plotë →KOPSHTARÍ,~A f., bujq. 1. Degë e bujqësisë që merret me mënyrat a metodat e kultivimit të bimëve në kopsht. Merret me kopshtari. 2. Profesioni i kopshtarit; mjeshtëria dhe puna e t…
Shfaq përkufizimin e plotë →KOPSHTÓR/E,~JA f. sh. ~E, ~ET vjet. Institucion parashkollor a kopsht për edukimin dhe arsimimin e fëmijëve; zyra dhe ndërtesa me pajisjet e nevojshme të këtij institucioni; kopsht…
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë