Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
KOPAÇÍT vep., ~A, ~UR bised., kal. 1. I bie një kafshe me kopaçe, e rrah fort me kopan; e kopanis; e zhdëp në dru. E kopaçiti mirë.
2. Rrah rroba a mbulesa leshi me kopaçe, zakonisht në ujë të rrjedhshëm, për t’i pastruar; kopanis. E kopaçiti tapetin në lumë.
3. Thërrmoj plisat në arë me kopaçe. Kopaçit arën.
4. fig. Kritikoj fort dikë. E kopaçitën në mbledhje.
✱Sin.: kopanis, palloj, zhdëp, kritikoj.
♦ As *mbjell e as kopaçit (dikush) iron. *Shejtani as korr e as kopaçit (as mbjell e as korr).
KOPAÇÍT vep., ~A, ~UR bised., kal. 1. I bie një kafshe me kopaçe, e rrah fort me kopan; e kopanis; e zhdëp në dru. E kopaçiti mirë.2. Rrah rroba a mbulesa leshi me kopaçe, zakonish…
Shfaq përkufizimin e plotë →►KOPAÇÍT/EM jovep., ~A (u), ~UR bised., pës. e KOPAÇÍT.
Shfaq përkufizimin e plotë →KOPAÇÍTJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET bised. Kopanisje.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë