Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
KONVERTÚAR (i, e) mb. Popullsi e konvertuar. Laikë të konvertuar. Kalendari julian i konvertuar në kalendarin gregorian. Dollarë të konvertuar në euro. Sheqer i konvertuar në alkool. Energji e konvertuar në forma të tjera të energjisë elektromagnetike.
✱ Sin.: i ndërruar, i ndryshuar, i kthyer, i përshtatur, i këmbyer, i shndërruar, i transformuar.
KONVERT/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. E kthej apo e përshtat në diçka tjetër (për ambientet, për mobiliet, për makinat etj.). E konvertoi magazinën në apartament banimi.
2. E bëj dikë që të ndryshojë bindjet fetare, politike etj. dhe të pranojë një besim fetar tjetër, një bindje politike tjetër etj. E konvertoi fenë para disa vitesh.
3. ek. Kthej a ndërroj paratë ose letrat me vlerë në një valutë tjetër, që ka të njëjtën vlerë. Konvertoj lekët në euro.
4. kim., biol., fiz. I ndryshoj përbërjen kimike ekzistuese në një përbërje tjetër ose i shndërroj gjendjen fizike në një gjendje tjetër. Konvertoj substancat kimike.
✱ Sin.: ndërroj, ndryshoj, kthej, shndërroj, përshtat, këmbej, transformoj.
KONVERGÍM,~I m. sh. ~E, ~ET libr. 1. Zhvillim që ecën a procedon drejt një konvergjence ose drejt një përputhjeje të elementeve të ngjashme ose të afërta.2. Konvergjencë. Konvergim…
Shfaq përkufizimin e plotë →KONVERGJÉNT,~E mb., libr. Që ka të bëjë me konvergjencën a konvergimin; që shkon drejt konvergjencës; përafrues; kund. divergjent.✱Sin.: konvergues, përafrues.
Shfaq përkufizimin e plotë →KONVERG/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR libr. 1. kal. Afroj, bashkoj elemente a veçanti të afërta deri në krijimin e një tërësie me tipare të reja dhe të përbashkëta në llojin e vet; bëj që kë…
Shfaq përkufizimin e plotë →KONVERGÚAR (i, e) mb., libr. Që ka konverguar; që kanë ecur drejt konvergimit (për elemente, dukuri etj. të ngjashme). Mendime (pikëpamje) të konverguara.
Shfaq përkufizimin e plotë →KONVERGÚES,~E mb., libr. Që konvergon; që shkon drejt një konvergimi përafrues. Zhvillime fonetike konverguese (gjuh.).✱Sin.: përafrues, konvergjent.
Shfaq përkufizimin e plotë →KONVERSIÓN,~I m., libr. 1. logj. Mënyrë a formë deduksioni kur zëvendësohet subjekti nga predikati dhe anasjellas.2. spec. Konvertim.
Shfaq përkufizimin e plotë →KONVERTÍM,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Ndryshim i formës fillestare dhe përshtatje e saj në diçka tjetër (për ambientet, për mobiliet, për makinat etj.). Konvertimi i ballkonit në dhomë gj…
Shfaq përkufizimin e plotë →KONVERT/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. E kthej apo e përshtat në diçka tjetër (për ambientet, për mobiliet, për makinat etj.). E konvertoi magazinën në apartament banimi.2. E bëj dikë…
Shfaq përkufizimin e plotë →KONVERTÚES,~E mb. Që shërben për të konvertuar diçka. Stacion konvertues i sinjalit të transmetimit. ✱ Sin.: kthyes, shndërrues, transformues.
Shfaq përkufizimin e plotë →KONVERTÚES,~I m. sh. ~, ~IT tek. Aparat që shërben për të konvertuar një sinjal, një formë energjie, një substancë etj. në diçka tjetër. Aftësia e konvertuesit për të furnizuar me …
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë