Fjalori
KONTESTOJ

KONTEST/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR libr. 1. kal. Kundërshtoj fjalën, mendimin etj. të dikujt. Kontestoj propozimin (pikëpamjen) e tij.
2. jokal. Deklarohem a shprehem kundër dikujt a diçkaje; jam kundër; kundërshtoj. Kontestoi ashpër.


Rezultate të ngjashme

KONTÉSH/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT hist. Gruaja e kontit; e bija e kontit.

Shfaq përkufizimin e plotë →

KONTESTÍM,~I m. sh. ~E, ~ET libr. 1. Kundërshtim. 2. Kundërshti.

Shfaq përkufizimin e plotë →

►KONTEST/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR libr., pës. e KONTESTÓJ.

Shfaq përkufizimin e plotë →

KONTESTÚAR (i, e) mb., libr. Që është kontestuar; i kundërshtuar. Pikëpamje (ide) e kontestuar.

Shfaq përkufizimin e plotë →

KONTESTÚES,~E mb., libr. Që konteston dikë a diçka; kundërshtues. Njeri kontestues. Qëndrim kontestues.

Shfaq përkufizimin e plotë →

KONTESTUESHMËRÍ,~A f. Mundësia për të vënë në pikëpyetje, për të diskutuar a për të kundërshtuar diçka; kundërshtim, konstestim; kund. pakontestueshmëri. Pas shqyrtimit të ankesave…

Shfaq përkufizimin e plotë →

KONTESTÚESH/ËM (i), ~ME (e) mb., libr. Që mund të kontestohet a të kundërshtohet, që është për t’u kundërshtuar; i kundërshtueshëm. Hipotezë (ide, pikëpamje) e kontestueshme.

Shfaq përkufizimin e plotë →

Kliko këtu për të parë përdorime të mundshme të kësaj fjale (ose të ngjashme) në përkufizime të fjalëve të tjera (rezultate në kontekst)

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.