Fjalori
KONTAMINIM

KONTAMINÍM,~I m. sh. ~E, ~ET mjek. 1. Prekja nga një infeksion; prekja me një virus dhe infektimi me të. Ruhemi nga kontaminimi.
2. Infeksion; infektim.
Sin.: infektim, infeksion.


Rezultate të ngjashme

►KONTAMIN/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR mjek. 1. vetv. Prekem me një virus; infektohem nga gripi. 2. pës. e KONTAMINÓJ.

Shfaq përkufizimin e plotë →

KONTAMIN/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR mjek., kal. Infektoj dikë, bëj të infektohet dikush; përhap infeksionin, virozën a gripin në një zonë, në një vend etj. Kontaminoi të tërë zonën.

Shfaq përkufizimin e plotë →

KONTAMINÚAR (i, e) mb., mjek. Që është kontaminuar; i infektuar. Vend i kontaminuar.Sin.: i infektuar, i prekur.

Shfaq përkufizimin e plotë →

Kliko këtu për të parë përdorime të mundshme të kësaj fjale (ose të ngjashme) në përkufizime të fjalëve të tjera (rezultate në kontekst)

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.