Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
KONSTRÚKT,~I m. sh. ~E, ~ET libr. 1. Struktura a konstruksioni i trupit të njeriut. Ai djalë ka një konstrukt të fortë (të shëndoshë).
2. spec. Konstruksioni i një pallati, i një mekanizmi etj.
✱Sin.: konstruksion, ndërtim.
KONSTRUKTÍV,~E mb., libr. 1. Që lidhet me konstruksionin a ndërtimin e një ndërtese, të një mekanizmi etj.2. fig. Që sjell dobi; i frytshëm dhe dashamirës; ndërtues. Diskutim konst…
Shfaq përkufizimin e plotë →KONSTRUKTÓR,~I m. sh. ~Ë, ~ËT libr. Inxhinier a specialist që bën konstruksionin e një ndërtimi, të një mekanizmi etj. Konstruktor i zoti.
Shfaq përkufizimin e plotë →KONSTRUKTÓR/E,~JA f. sh. ~E, ~ET libr. Inxhiniere a specialiste që bën konstruksionin e një ndërtimi, të një mekanizmi etj. Konstruktore e zonja.
Shfaq përkufizimin e plotë →KONSTRUKSIÓN,~I m. sh. ~E, ~ET spec. Struktura e brendshme e ndërtimit të diçkaje (të një pallati, të një mekanizmi etj.); mënyra e lidhjes së elementeve a të pjesëve përbërëse në …
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë