Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
KONFLIKTÍM,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Acarim i marrëdhënieve ndërmjet njerëzve, ndërmjet palëve etj. Shkaku i konfliktimit.
2. edhe drejt. Konflikt. Konfliktim jo i zakonshëm. Konfliktim ushtarak (me armë, me fjalë).
KONFLÍKT,~I m. sh. ~E, ~ET 1. edhe drejt. Mosmarrëveshje e thellë ndërmjet dy njerëzve, dy shteteve, dy palëve etj., që shkon deri në përdorimin e armëve. Konflikt interesi. Konfli…
Shfaq përkufizimin e plotë →►KONFLIKT/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR 1. vetv. Acaroj keq marrëdhëniet me dikë, me një palë tjetër etj., duke krijuar një konflikt. U konfliktuam pa arsye (kot). 2. pës. e KONFLIKT…
Shfaq përkufizimin e plotë →KONFLIKT/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. Bëj që dikush të konfliktohet; acaroj keq marrëdhëniet ndërmjet dy palëve. Xhelozia konfliktoi marrëdhëniet ndërmjet tyre.
Shfaq përkufizimin e plotë →KONFLIKTUÁL,~E mb. Që ka të bëjë me një konflikt; që i përket një konflikti. Çast (rast) konfliktual.
Shfaq përkufizimin e plotë →KONFLIKTUALITÉT,~I m. sh. ~E, ~ET libr. 1. Të qenët konfliktual; konfliktim.2. Konflikt.✱Sin.: konfliktim, konflikt.
Shfaq përkufizimin e plotë →KONFLIKTÚAR (i, e) mb., edhe drejt. Që është konfliktuar. Grupe të konfliktuara kriminelësh.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë