Fjalori
KONFISKOJ

KONFISK/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. drejt. Shpronësoj ose ia marr dikujt pa shpërblim një pronë, një pasuri etj., që ai e ka përvetësuar a e ka përfituarmënyrëpaligjshme a të padrejtë. Shteti konfiskoi pronat e kriminelëve.
2. drejt. Heq nga qarkullimi një botim ose ndaloj shitjen e tij kur nuk justifikohet nga ana ligjore. Organi përkatës konfiskoi botimin.
3. edhe fig., bised., iron. Zhvat a rrëmbej diçka duke përdorur mashtrimin, dhunën etj. Ma konfiskoi stilolapsin.


Rezultate të ngjashme

KONFISKÍM,~I m. sh. ~E, ~ET drejt. 1. Shpronësim i një prone a i një pasurie që dikush e kishte përfituar në mënyrë të paligjshme dhe të padrejtë; veprimi kur konfiskohet diçka. Ko…

Shfaq përkufizimin e plotë →

►KONFISK/ÓHET jovep., ~ÚA (u), ~ÚAR drejt., pës., vet. v. III e KONFISKÓJ.

Shfaq përkufizimin e plotë →

KONFISKÚAR (i, e) mb., kryes. drejt. Që është konfiskuar. Pasuri (pronë) e konfiskuar.

Shfaq përkufizimin e plotë →

KONFISKÚESH/ËM (i), ~ME (e) mb. Që mund të konfiskohet; kund. i pakonfiskueshëm. U kërkua sekuestrimi i sendeve të konfiskueshme. Llogarit pjesën e konfiskueshme të pagës.

Shfaq përkufizimin e plotë →

Kliko këtu për të parë përdorime të mundshme të kësaj fjale (ose të ngjashme) në përkufizime të fjalëve të tjera (rezultate në kontekst)

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.