Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
KOMUNIKÚESH/ËM (i), ~ME (e) mb. Që mund të komunikohet a të merresh vesh me dikë; komunikues. Njeri i komunikueshëm.
KOMUNIKACIÓN,~I m. 1. Rrjet a sistem i gjerë rrugësh tokësore, detare etj. për udhëtim njerëzish dhe për transport mallrash; komunikim. Komunikacioni tokësor (automobilistik, detar…
Shfaq përkufizimin e plotë →KOMUNIKATÍV,~E mb., libr. Që ka të bëjë me komunikimin ose me ndërlidhjen ndërmjet qytetarëve a njerëzve të një komuniteti; që shërben për komunikim. Mjeti më i dobishëm komunikati…
Shfaq përkufizimin e plotë →KOMUNIKÁT/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Njoftim a kumtim zyrtar që u bëhet njerëzve, qytetarëve etj. nga ana e një organi qeverisës ose nga ana e kryesisë së një partie etj.; kumtim; komu…
Shfaq përkufizimin e plotë →KOMUNIKÍM,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Dhënia ose marrja e një njoftimi. Proces (mënyrë) komunikimi.2. Mënyra se si komunikojmë me njerëzit; njoftimi, kumtimi me gojë ose me shkrim; mjeti …
Shfaq përkufizimin e plotë →►KOMUNIK/ÓHET jovep., ~ÚA (u), ~ÚAR pës., vet. v. III e KOMUNIKÓJ.
Shfaq përkufizimin e plotë →KOMUNIK/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. dhe jokal. 1. Bëj a jap një njoftim, lëshoj një komunikatë; njoftoj dikë; kumtoj. Komunikova për herë të fundit. Komunikoj me gojë (me shkrim, me i…
Shfaq përkufizimin e plotë →KOMUNIKÚES,~E mb. 1. Që di të komunikojë mirë me njerëzit; i komunikueshëm. Njerëz komunikues.2. Që shërben për të komunikuar ose si mjet komunikimi. Mënyra (rrugë, mjete) komuniku…
Shfaq përkufizimin e plotë →KOMUNÍST,~E mb. Që ka të bëjë me komunizmin si sistem dhe me ideologjinë a me doktrinën e komunistëve; që përkrah ose mbështet komunizmin; që është tipar i komunizmit ose ithtar i …
Shfaq përkufizimin e plotë →KOMUNÍST,~I m. sh. ~Ë, ~ËT Anëtar i një partie komuniste; ithtar i komunizmit. Komunist fanatik (i vendosur).
Shfaq përkufizimin e plotë →KOMUNÍST/E,~JA f. sh. ~E ~ET Anëtare e një partie komuniste; ithtare e komunizmit. Komuniste e thekur.
Shfaq përkufizimin e plotë →KOMUNISTIZÍM,~I m. 1. Aderimi në një parti e cila ka në program ideologjinë komuniste dhe sistemin komunist; përqafimi i kësaj ideologjie; kund. dekomunistizim. 2. Shtrirja ose për…
Shfaq përkufizimin e plotë →►KOMUNISTIZ/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR 1. vetv. Bëhem komunist; aderoj në një parti komuniste dhe përqafoj ideologjinë e saj; kund. dekomunistizohem. Kemi qenë komunistizuar në të…
Shfaq përkufizimin e plotë →KOMUNISTIZ/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. E bëj komunist dikë; e edukoj, e ushqej me ideologjinë komuniste; kund. dekomunistizoj. E kishin komunistizuar edhe shkollën. 2. Shtrij, përh…
Shfaq përkufizimin e plotë →KOMUNISTIZÚAR (i, e) mb. Që është komunistizuar; kund. i dekomunistizuar. Ishin njerëz (politikanë) të komunistizuar.
Shfaq përkufizimin e plotë →KOMUNITÁR,~E mb. 1. Që ka lidhje me komunitetin, që është anëtar i një komuniteti a i një bashkësie të caktuar.2. filoz. Që është ithtar i komunitarizmit; komunitarist. Ka prirje k…
Shfaq përkufizimin e plotë →KOMUNITARÍST,~E mb., filoz. Që është ithtar i komunitarizmit; që ka karakter komunitarist; komunitar. Të qenët komunitarist.
Shfaq përkufizimin e plotë →KOMUNITARÍZ/ËM,~MI m., filoz. Formë e lëvizjeve a e nismave qytetare; të qenët komunitarist. Komunitarizmi ka qenë filozofi e traditës në atë vend.
Shfaq përkufizimin e plotë →KOMUNITÉT,~I m. sh. ~E, ~ET Bashkësi qytetarësh që bëjnë një jetë të përbashkët; jeta shoqërore në një bashkësi; bashkësi. Jemi mësuar të jetojmë në një komunitet.
Shfaq përkufizimin e plotë →KOMUNÍZ/ËM,~MI m. 1. Teori, ideologji dhe praktikë që pretendon se është rendi më i lartë ekonomiko-shoqëror, ku ekziston barazia shoqërore pa klasa dhe sundon tërësisht prona e pë…
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë