Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
KOMPJUTERIZ/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR libr., kal. Regjistroj të dhëna dhe marr informacione nëpërmjet kompjuterit, duke zbatuar programe speciale dhe metoda në fushën e kibernetikës. Kompjuterizuam Kartotekën e leksikut të shqipes letrare.
KOMPJÚTER,~I m. sh. ~A, ~AT inf. Aparat i posaçëm elektronik dhe informatik, i pajisur me program logjistik kompleks, që kryen në mënyrë automatike shumë veprime të ndërlikuara një…
Shfaq përkufizimin e plotë →KOMPJUTERÍK,~E mb. 1. Që lidhet me kompjuterin dhe me veprimet e ndërlikuara që kryen ky aparat në fushën e kibernetikës a të informatikës; që i përket kompjuterit, i kompjuterit. …
Shfaq përkufizimin e plotë →KOMPJUTERÍST,~E mb. 1. Që ka njohuri të gjera e të thella në fushën e informatikës dhe të kibernetikës; që di të punojë me kompjuterin ose të hartojë programe kompjuterike; që ësht…
Shfaq përkufizimin e plotë →KOMPJUTERIZÍM,~I m., libr. Regjistrimi i të dhënave a i informacioneve dhe sistemimi i tyre nëpërmjet kompjuterit. Kompjuterizimi i kartotekës (i të dhënave).
Shfaq përkufizimin e plotë →►KOMPJUTERIZ/ÓHET jovep., ~ÚA (u), ~ÚAR libr., pës., vet. v. III e KOMPJUTERIZÓJ.
Shfaq përkufizimin e plotë →KOMPJUTERIZÚAR (i, e) mb., libr. Që është kompjuterizuar. Kartotekë e kompjuterizuar. Informacione (të dhëna) të kompjuterizuara.
Shfaq përkufizimin e plotë →KOMPJUTERÍZ/ËM,~MI m., libr. Të qenët kompjuterist e kompjuterik; kibernetikë.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë