Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
KOMPÁKT,~E mb. 1. fiz. I përbërë nga grimca të ngjeshura fort njëra pas tjetrës, që duket si një e tërë unike; solid. Masë (lëndë) kompakte. Të qenët kompakt.
2. fig., libr. Që përbëhet nga anëtarë a pjesëmarrës të lidhur fort nga qëllime, nga ide dhe nga interesa me karakter të përbashkët; që karakterizohet nga kompaktësia. Familje (organizatë, parti) kompakte. Frymë kompakte.
✱Sin.: i ngjeshur, i rrasur, solid.
KOMPAKTËSÍ,~A f. 1. fiz. Të qenët kompakt; gjendje kompakte e një lënde a e një trupi, si një e tërë; ngjeshuri. Kompaktësia e një lënde.2. fig., libr. Të qenët i përbërë nga anëta…
Shfaq përkufizimin e plotë →KOMPAKTËSÍM,~I m. 1. fiz. Ngjeshje a rrasje e fortë e grimcave ose e elementeve përbërëse që përbëjnë një lëndë. 2. libr. Të qenët kompakt, kompaktësi.✱Sin.: ngjeshje, rrasje, ngje…
Shfaq përkufizimin e plotë →►KOMPAKTËS/ÓHET jovep., ~ÚA (u), ~ÚAR libr., pës., vet. v. III e KOMPAKTËSÓJ.
Shfaq përkufizimin e plotë →KOMPAKTËS/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR 1. fiz. Bëj kompakt përbërjen a strukturën e një lënde; ngjesh a rras fort grimcat ose elementet përbërëse të një lënde a tërësie. 2. fig., libr. Forc…
Shfaq përkufizimin e plotë →KOMPAKTËSÚAR (i, e) mb., libr. Që është kompaktësuar; i ngjeshur, i rrasur. Parti (organizatë) e kompaktësuar.✱Sin.: i ngjeshur, i rrasur.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë