Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
KOMISIÓN,~II m. sh. ~E, ~ET zyrt. 1. Organ shtetëror e profesional i përbërë nga një numër i caktuar njerëzish të emëruar ose të zgjedhur, për të kryer detyra të posaçme (në parlament, në qeveri etj.). Komisioni i Venecias. Komision hetimor. Komisioni i ekonomisë. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ). Komisioni i zgjerimit të BE-së. Komisioni i rithemelimit të partisë. Komisioni evropian institucioni ekzekutiv dhe i pavarur në Bashkimin Evropian, i përbërë nga komisionerë për çdo shtet anëtar të këtij Bashkimi.
2. Organ i përkohshëm i përbërë nga mësues, pedagogë a profesorë në provimet e nxënësve, të studentëve të një universiteti a të një shkolle të lartë etj. Kryetar (anëtar) i komisionit. Komision kualifikimi.
KOMISIONÉR,~I m. sh. ~Ë, ~ËT zyrt. Nëpunës i lartë dhe anëtar përfaqësues i çdo shteti në Komisionin Evropian të BE-së; përfaqësuesi zyrtar shtetëror i Këshillit të Europës, i KQZ-…
Shfaq përkufizimin e plotë →KOMISIONÉR/E,~JA f. sh. ~E, ~ET zyrt. Nëpunëse e lartë dhe anëtare përfaqësuese e një komisioni të lartë shtetëror, publik etj. Komisionere e KQZ -së.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë