Fjalori
KOMENTATOR

KOMENTATÓR,~I m. sh. ~Ë, ~ËT Ai që komenton ose bën komentin e një vepre letrare a artistike, për një ngjarje etj.; komentues. Komentator politik. Komentator lajmesh.


Rezultate të ngjashme

KOMENTATÓR/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Ajo që komenton ose bën komentin e një vepre letrare a artistike etj.; komentuese.

Shfaq përkufizimin e plotë →

KOMÉNT,~I m. sh. ~E, ~ET Analizë, shpjegim e vlerësim me karakter kritik për një vepër letrare, artistike, publicistike etj.; mendime, vlerësime e vërejtje për një ngjarje a ndodhi…

Shfaq përkufizimin e plotë →

KOMENTÍM,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Shpjegimi dhe vlerësimi kritik për një vepër letrare a artistike, për një ngjarje a ndodhi etj. Bëj komentimin e një vepre (e një lajmi). 2. Mënyra se…

Shfaq përkufizimin e plotë →

►KOMENT/ÓHET jovep., ~ÚA (u), ~ÚAR pës., vet. v. III e KOMENTÓJ.

Shfaq përkufizimin e plotë →

KOMENT/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. Bëj komentin e një vepre letrare a artistike, të një ngjarjeje me karakter publicistik, shkencor etj. Komentoj komedinë (dramën). Komentoj lajmet. K…

Shfaq përkufizimin e plotë →

KOMENTÚES,~E mb. 1. Që komenton; që është komentator a komentatore. Publicist komentues.2. si em. m. e f. Sipas kuptimit të mbiemrit.

Shfaq përkufizimin e plotë →

Kliko këtu për të parë përdorime të mundshme të kësaj fjale (ose të ngjashme) në përkufizime të fjalëve të tjera (rezultate në kontekst)

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.