Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
KOMBËSÍ,~A f. Bashkësi e qëndrueshme njerëzish që kanë të njëjtën origjinë a prejardhje etnike, të njëjtën gjuhë, si dhe një territor e një kulturë të përbashkët; etni. Kombësia e shqiptarëve.
2. Të qenët pjesëtar i të njëjtit komb a i së njëjtës etnie; përkatësia kombëtare, nacionalitet. Kombësia shqiptare (e huaj). Ndjenja e kombësisë. Emigracioni është një e drejtë e individit të çdo kombësie.
✱Sin.: etni, nacionalitet.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë