Fjalori
KOKËL

KÓK/ËL,~LA f. sh. ~LA, ~LAT 1. Topth prej dheu a prej balte, prej brumingjeshur etj. Kokla brumi.
2. Bërthama ose frytitrajtë kokrre i disa pemëve, perimeve etj.; kokërr.
3. Nyjë e lidhur dhe e shtrënguar fort; komb. Fije (litar) me kokla. U me kokla.
4. fig. Ngatërresë mjaft e madhe, saqë është e vështirë për t’u zgjidhur; punë e koklavitur; yçkël. Kokël e pazgjidhshme. Na nxori kokla.
5. si ndajf. Si një kokërr e fortë; si nyjë. U (u lidh) kokël.
6. si mb. është i ngjashëm me një topth, me bërthamën e disa frutave etj. U kokël.
Sin.: kokërr, komb, nyjë, yçkël.


Rezultate të ngjashme

KÓK/Ë,~A f. sh. ~Ë, ~ËT dhe ~A, ~AT 1. anat. Një ndër pjesët kryesore dhe ndër organet e sipërme më të rëndësishme të trupit të njeriut, ku ndodhen trutë, sytë, veshët etj.; krye; …

Shfaq përkufizimin e plotë →

KÓKË- fjalëform. Pjesë e parë e fjalëve të përbëra që ka kuptimin «kokë, krye» dhe «mendje» (p.sh. kokëbosh, kokëbucelë, kokëcjap, kokëçomange, kokëdardhë, kokëdru, kokëdhi, kokëhi…

Shfaq përkufizimin e plotë →

KOKËDÁC,~E mb. Që e ka kokën krejt të qethur a të rruar.

Shfaq përkufizimin e plotë →

KOKËDÉRR,~E mb., shar. Kokëfortë, kokëshkëmb, kokëgdhe.

Shfaq përkufizimin e plotë →

KOKËGDHÉ mb., mospërf. 1. I trashë nga mendja, budalla. 2. Që ngul këmbë me kokëfortësi në të vetën; shumë kokëfortë.Sin.: kokëfortë, kokëmushkë, kryeneç, budalla.

Shfaq përkufizimin e plotë →

KÓK/ËRR, ~RRA f. sh. ~, ~RRA, ~RRAT 1. bot. Fryti i rrumbullakët i disa pemëve, bimëve etj., i cili përmban edhe farën a embrionin e riprodhimit; zhardhok. Kokërr molle (dardhe, ul…

Shfaq përkufizimin e plotë →

KÓKËRR- fjalëform. Pjesë e parë e fjalëve të përbëra me kuptimin «kokërr» (p.sh. kokërrgjatë fryt gjatosh, kokërrvezak që është si një kokërr vezake, kokërrimët etj.)

Shfaq përkufizimin e plotë →

KÓKËS,~I m. sh. ~, ~IT 1. Dashi ose cjapi i këmborës, që i prin kopesë; përçor. 2. Koka e djepit, e shtratit etj.; ballësor.Sin.: përçor, ballësor.

Shfaq përkufizimin e plotë →

KOKËTÚL,~E mb., mospërf. Që kupton ose kujton diçka me vonesë a me shumë vështirësi; kokëmish.Sin.: kokëmish, kokëbosh, mendjefyçkë, kokëtrashë.

Shfaq përkufizimin e plotë →

KOKËVÍÇ,~E mb., mospërf. Mendjelehtë, naiv. Djalë kokëviç.

Shfaq përkufizimin e plotë →

Kliko këtu për të parë përdorime të mundshme të kësaj fjale (ose të ngjashme) në përkufizime të fjalëve të tjera (rezultate në kontekst)

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.