Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
KOBÍT (KOBÍS) vep., ~A, ~UR kal. 1. edhe jokal. I rrëmbej dikujt me shkathtësi diçka (një ushqim, një send etj.); kobashit; i grabit a i vjedh dikujt tinëzisht. I kobiti macja thelën. I është bërë zakon të kobitë.
2. edhe fig. Mashtroj dikë me premtime të rreme, duke e gënjyer etj.
✱Sin.: kobashit, vjedh, mashtroj.
►KOBÍT/EM jovep., ~A (u), ~UR pës. e KOBÍT.
Shfaq përkufizimin e plotë →KOBÍTJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET 1. Vjedhje, grabitje; rrëmbim tinëzar. 2. Mënyra se si kobit (dikush), kryesisht duke rrëmbyer diçka, duke përdorur shkathtësinë dhe mashtrimin etj. Isht…
Shfaq përkufizimin e plotë →KOBÍTUR (i, e) mb. Që është kobitur; i grabitur. Gjëra të kobitura.✱Sin.: i grabitur, i vjedhur.
Shfaq përkufizimin e plotë →KOBÍTËS,~E mb. Që kobit a kobashit, rrëmbyes, grabitës. Mace kobitëse. Fëmijë kobitës.✱Sin.: rrëmbyes, grabitës, kobashitës.
Shfaq përkufizimin e plotë →KOBÍSHT,~I m. sh. ~A, ~AT zool. Gërshërëz.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë