Fjalori
KOÇKË

KÓÇK/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT përk. Kokë e vogël.

KOCKË

KÓCK/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. anat. Pjesë e skeletitnjeriut dhekafshëve kurrizore; copë nga kjo pjesë e skeletit; asht; eshtër. Kockat e dorës (e këmbës). Mish me (pa) kocka. Më dhembin kockat. I kanë dalë kockat është dobësuar shumë.
2. kryes. sh. Mbeturinaskeletit të një njeriu; eshtra pa mish të një kafshe kurrizore; mish me shumë eshtra. Kocka kërmash. Mbledhin (shesin) kockat. Gjetën kockat dhe i varrosën.
3. fig., bised. Pjesa kryesore më e fortë dhe më e shëndoshë e një çështjeje a e një problemi; thelbi. Kocka e problemit (e çështjes).
4. fig., bised. Qëndrueshmëri e karakteritnjeriut; karakter. Është kockë e fortë ai.
5. fig., iron. Gjë e vogël dhe pa vlerëmadhe; kafshatë buke, lëmoshë. Iu lut për një kockë. I dha (i fali) një kockë. E bërimadhe për një kockë.
6. Ashik. Luajmë me kocka. Onoma prej kocke.
Sin.: asht, eshtër, rrashtë, thelb, karakter, kafshatë, lëmoshë, ashik.
U kockë (diçka) u forcua shumë, u tha e u nguros; u dru; u gurI; u tjegull. Është bërë kockë e lëkurë (dikush). 1. Është dobësuar shumë, është tretur dhe është tharë, është rrëgjuar a është holluar nga trupi; s’i ka mbetur mishtrup (ngapangrënët a nga ndonjë sëmundje); është bërë skelet; është bërë bark e shpinë; i kanë dalë kockat (dikujt); (është) për ta ngjitur; nuk i ka mish brinja (dikujt); i numërohen brinjët (fijet e brinjëve) (dikujt); është bërë cironkë; është bërë çengel (është bërë) për në plasëderës; është bërë lëkurë maceje; është tharë në tym. 2. Është varfëruar shumë, është i këputur; është bërë qyqe. ranë kockat u lodha shumë në një punë; u dërrmova; më ra bretku; më ranë brinjët. I bluajti kockat (dikujt) e rrahu shumë, e zhdëpi në dru; e bëri lëkurë (për në lëkurë) (dikë); ia bëri kurrizin më të butë se barkun. *Cipë e kockë (dikush). Derisa të më bien kockat derisajem gjallë; gjithë jetën pa u kursyer; derisamarr frymë. I kanë dalë kockat (dikujt) është dobësuar shumë, është tretur nga trupi; është bërë kockë e lëkurë (dikush). Kjo kockë e di! Unë vetëkam hequr e di, vetëm unë e di si është puna; unë kam vuajtur, jo tjetërkush; s’do ta harroj kurrë ç’kam hequr. Më ka hyrë *avullkockë. Më ka hyrë (deri) në kockë (diçka) më ka hyrë shumë thellë, deripalcë; e kam bërë timen plotësisht. Më ka hyrëshpirt (në zemër). Janë *mish e kockë. I dha (i hodhi) një kockë (dikujt) e gënjeu dhe e mashtroi me fare pak gjë; e shtroi, e bëri të mos ndihet e të kënaqet; e bëri për vete me diçkavogël. S’ka kockë (për diçka) nuk ka fuqi, nuk ështëgjendje ose nuk është i zoti (për të bërë një punë); s’ka këllqe; s’ka kërçikë. E ka zemrën me kockë (dikush) është trim e i qëndrueshëm; mban e duron shumë e nuk thyhet, është i paepshëm; ka zemërfortë. I kërcasin kockat (diçkaje) është e shkrehur a e prishur, nuk është më e fortë, nuk mban; mezi mbahet, mezi qëndron. Kërkon (do) *mish pa kocka (dikush). Kockë e fortë. 1. Njerirron shumë, që është i qëndrueshëm dhe i fuqishëm, që mundpunojë edhepleqëri; asht i fortë; dru arre. 2. Njeri i fuqishëm a që nuk mposhtet e nuk thyhet; diçkaduron, që nuk prishet a nuk bie, që i qëndron çdo force; i papërkulshëm, i paepshëm; asht i fortë; dru arre; cung i vjetër; arrë gungë. Kockë në fyt (në grykë) dikush a diçka që nuk kapërcehet, nuk gëlltitet lehtë ose nuk mposhtet lehtë. Për një kockë gjer në Poloskë! tall. për një gjë të vogëlshkosh aq larg; për një fitimvogëlheqësh një mundimmadh!; mundohet shumë dikush për hiçmosgjë; për një masat gjer në Berat; për një fërgesë gjerShalës! tall. krahin.; s’e vlen barra qiranë.kockat (eshtrat) (dikush) 1. Vdes a vritet diku. 2. Mundohet shumë e për një kohëgjatë në një punë; bën një sakrificëmadhe për të arritur diçka. La kockat udhëve (rrugëve) vdiq a u vra në një vendlargët, mbeti larg shtëpisë e të afërmve; nuk i dihet varri (edhe me shpërfillje). I mbeti (i ngeci) kocka (ashti) në fyt (dikujt) nuk ia arriti dot qëllimit për të përfituar diçka; diçka që e lakmon iu pengesë e pakapërcyeshme dhe ia preu çdo shpresë për ta fituar; i ngeci sharragozhdë. Mblodha kockat u çlodha pas një punerëndë a pas një rrugegjatë, u qetësova pas një mundimi a një lodhjejemadhe, u rehatova;shkrinë kockat; mblodha veten; mora veten. *Mish pa kocka përçm. Me *mish e me kocka. Si *mishi me kockën (me thuan). Nuk i është pjekur kocka (ashti) (dikujt) është shumë i ri, ështëmoshënjomë, nuk është rritur ende; nuk është forcuar ende; nuk është pjekur. Si *qentëkocka (në kërmë) përçm.shkrinë kockat u çlodha; gjeta qetësi, u rehatova; mblodha kockat. Më ka vajtur (më ka shkuar) thikakockë (në asht) jam në një gjendjerëndë sa s’duroj dot më, jammjerim a në vështirësi shumëmëdha; më ka zënë një e keqe, një hall etj. aq thellë sa s’durohettutje; më ka vajtur (më ka shkuar) thikapalcë; më ka vajtur (më ka shkuar) thikaheqës; ka ardhur kandaribisht; nuk mban më ujë pilafi (orizi, vera). I erdhi kocka*fyt (dikujt). Nuk e ka vrarë kockën (dikush) nuk është munduar shumë, nuk ka bërë punërënda; ka punuar sipas qejfit; nuk e ka vrarë veten.zunë kockat *rehat. S’i kam zier kockën (dikujt) shih s’i kam prerë kërthizën (dikujt).


Rezultate të ngjashme

KOÇKÓRR,~I m. sh. ~Ë, ~ËT Pjesa e trungut të një lisi a të një druri shumëvjeçar, së bashku me disa nga rrënjët, që mbeten në tokë pas prerjes; cung.

Shfaq përkufizimin e plotë →

KÓÇKULL,~A f. sh. ~A, ~AT bot. (lat. Lathyrus sativus) Bimë barishtore njëvjeçare e tokave të thata, me kërcell si të urovit, por që bën kokrra më të mëdha, të cilat përdoren si us…

Shfaq përkufizimin e plotë →

Kliko këtu për të parë përdorime të mundshme të kësaj fjale (ose të ngjashme) në përkufizime të fjalëve të tjera (rezultate në kontekst)

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.