Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
KIMIKÁT,~I m. sh. ~E, ~ET kim. Çdo element kimik që ka një përbërje a një strukturë të ngjashme kimike; aliazh.
Shfaq përkufizimin e plotë →KIMIKÍSHT ndajf. Në mënyrë kimike, me anë të metodave kimike, nga pikëpamja kimike; sipas ligjeve të kimisë. Është prodhuar kimikisht.
Shfaq përkufizimin e plotë →KIMÍ,~A f. 1. Degë e shkencave natyrore që studion përbërjen dhe ndërtimin e lëndës, vetitë dhe shndërrimin e saj në një lëndë tjetër etj. Kimia biologjike biokimia. Kimia industri…
Shfaq përkufizimin e plotë →KIMIOTERAPÍ,~A f., mjek. Mjekim a trajtim me kimikate kundër sëmundjeve kanceroze a kancerogjene. Kam bërë kimioterapi.
Shfaq përkufizimin e plotë →KIMÍST,~I m. sh. ~Ë, ~ËT 1. Specialist në shkencën a në fushën e kimisë. 2. Punonjës në një laborator kimik; punëtor a teknik në një fabrikë a në një uzinë kimike.3. si mb. Që ka n…
Shfaq përkufizimin e plotë →KIMÍST/E,~JA f. sh. ~E, ~ET 1. Specialiste në shkencën a në fushën e kimisë.2. Punonjëse në një laborator kimik; punëtore teknike në një fabrikë a në një uzinë kimike.3. si mb. Që …
Shfaq përkufizimin e plotë →KIMIZÍM,~I m., kim. Përdorimi ose zbatimi i metodave dhe i preparateve kimike në bujqësi a në një degë tjetër të ekonomisë. Kimizimi i bujqësisë. Metoda kimizimi.
Shfaq përkufizimin e plotë →►KIMIZ/ÓHET jovep., ~ÚA (u), ~ÚAR kim., pës., vet. v. III e KIMIZÓJ.
Shfaq përkufizimin e plotë →KIMIZ/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kim., kal. Fut a shtrij metodat dhe realizimet e kimisë në një degë të ekonomisë. Kemi kimizuar bujqësinë (industrinë).
Shfaq përkufizimin e plotë →KIMIZUAR (i, e) mb., kim. Që është kimizuar. Bujqësi (degë e ekonomisë) e kimizuar.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë