Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
KÉPËS,~E mb. 1. Që kep ose gdhend gurin e mullirit, kosën etj.; gdhendës; kalitës. Çekiç (mjet) kepës.
2. Që prashit me kep, me shatë etj.; prashitës. Bujk (fermer) kepës. Shatë kepëse.
3. Që merr nga diçka a rrëmben dhe ha pak e nga pak. Fëmijë kepës.
4. Që vjedh gjëra të vogla; vjedhës. Hajdut kepës.
✱Sin.: gdhendës, kalitës, prashitës, vjedhës.
KÉPËS/E,~JA f. sh. ~E, ~ET 1. Vegël për të kepur; daltë, kep. 2. Grua a vajzë që prashit me kep.3. Ajo që kep pak e nga pak bukën, lakrorin etj.4. Ajo që vjedh gjëra të vogla; hajd…
Shfaq përkufizimin e plotë →KÉPËT (i, e) mb. 1. Që ka kepa a thepa; i thepët. Shkëmb i kepët. 2. Që ka në strukturën e vet kepa, gurë të llojeve të ndryshme a shkëmbinj me thepa; i thepisur. Shkëmb i kepët. V…
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë