Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
►KATRANÓS/EM jovep., ~A (u), ~UR bised. 1. vetv. Fëlliqem, ndotem ose përlyhem me baltë, me bojë etj. U katranosa në fytyrë.
2. fig., vetv. Bie poshtë moralisht, bie në një gjendje shpirtërore të keqe ose shumë të keqe; djallosem; turpërohem. U katranos fare (në pleqëri).
3. fig., keq., vetv., vet. v. III Prishet a bëhet për dreq ose djalloset (një punë a çështje). U katranos ajo punë.
4. fig., bised., shak., vetv., vet. v. III Rregullohet disi. Më në fund u katranos paksa ajo punë.
5. pës., vet. vet. v. III e KATRANÓS.
✱Sin.: katranohem, ndotem, fëlliqem, djallosem, turpërohem.
KATRANÓS vep., ~A, ~UR kal. 1. Lyej diçka me katran. Po katranos rrotat e qerres.
2. bised. Fëlliq, ndot dikë a diçka (me baltë, me bojë etj.).
3. fig., bised. Bëj keq një punë; përkeqësoj gjendjen, e bëj për dreq, e prish fare; djallos. E katranosi gjellën.
4. fig., bised. Ngatërroj; ndërlikoj një punë a çështje. E katranosa provimin.
5. fig., bised., shak., kal. Rregulloj disi një punë; bëj diçka, por jo asgjë (më në fund). Mezi e katranosa. Diçka katranosa.
✱Sin.: katranoj, ndot, fëlliq, përkeqësoj, djallos.
KATRÁN,~I m. 1. Lëng viskoz dhe i zi që nxirret nga distilimi i thatë gjatë përgatitjes së qymyrit të drurit ose nga nafta, i cili përdoret për të prodhuar bojëra të ndryshme, për …
Shfaq përkufizimin e plotë →KATRANÍC/Ë, ~A f. sh. ~A, ~AT Enë ku mbahet katrani. E mbushi katranicën.
Shfaq përkufizimin e plotë →KATRANÍM,~I m. 1. Lyerje me katran; katranosje. 2. bised. Fëlliqje a ndotje me baltë, me bojë etj.3. fig. në sh. ~E, ~ET bised. Përkeqësim i një gjendjeje a situate; prishje.4. fig…
Shfaq përkufizimin e plotë →►KATRAN/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR 1. vetv. Katranosem. 2. pës., vet. v. III e KATRANÓJ.
Shfaq përkufizimin e plotë →KATRAN/ÓJ vep.,~ÓVA, ~ÚAR kal. Katranos.
Shfaq përkufizimin e plotë →KATRANÓS vep., ~A, ~UR kal. 1. Lyej diçka me katran. Po katranos rrotat e qerres. 2. bised. Fëlliq, ndot dikë a diçka (me baltë, me bojë etj.).3. fig., bised. Bëj keq një punë; për…
Shfaq përkufizimin e plotë →KATRANÓSJ/E,~A f., bised. 1. Lyerje me katran. 2. Fëlliqje a ndotje me baltë, me bojë etj.3. fig. në sh. ~E, ~ET bised. Përkeqësim i një gjendjeje a situate; fëlliqje.4. fig. Ndërl…
Shfaq përkufizimin e plotë →KATRANÓSUR (i, e) mb., bised. 1. Që është lyer a është bërë me katran.2.Që është ndotur; i fëlliqur (me baltë, me bojë etj.).3. fig., keq. Që është bërë për dreq a shumë keq; i pri…
Shfaq përkufizimin e plotë →KATRANÚAR (i, e) mb. I katranosur.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë