Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
KATRÁN,~I m. 1. Lëng viskoz dhe i zi që nxirret nga distilimi i thatë gjatë përgatitjes së qymyrit të drurit ose nga nafta, i cili përdoret për të prodhuar bojëra të ndryshme, për të lyer rrotat e qerreve etj.; peshkve. Katran qymyri. Lyej me katran.
2. Zift; pisë, serë.
3. si mb., bised. Shumë i zi; sterrë i zi. Me flokë katran.
4. fig., në sh. ~Ë, ~ËT shar. Njeri i papastër ose pistë.
5. edhe si mb., fig., keq. Njeri zemërlig e shpirtkazmë; njeri mashtrues dhe i fëlliqur. Ia prishi jetën ai katrani. Njeri i keq si ai katrani.
6. edhe si mb., fig. Njeri fatkeq dhe i mjerë; ditëzi. E zuri belaja katranin.
8. si ndajf. Shumë; tepër. Katran i zi (e zezë).
✱Sin.: zift, pisë, peshkve, serë, sterrë, ditëzi, shumë.
♦ E ka zemrën (shpirtin) katran (dikush) shih e ka zemrën (shpirtin) sterrë (dikush). Katran me bojë. 1. Shumë i keq, i zi nga çdo anë (për dikë). 2. Në gjendje shumë të keqe; që s’i ka mbetur asgjë e mirë (për diçka). Me *squfur e katran.
KATRANÍC/Ë, ~A f. sh. ~A, ~AT Enë ku mbahet katrani. E mbushi katranicën.
Shfaq përkufizimin e plotë →KATRANÍM,~I m. 1. Lyerje me katran; katranosje. 2. bised. Fëlliqje a ndotje me baltë, me bojë etj.3. fig. në sh. ~E, ~ET bised. Përkeqësim i një gjendjeje a situate; prishje.4. fig…
Shfaq përkufizimin e plotë →►KATRAN/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR 1. vetv. Katranosem. 2. pës., vet. v. III e KATRANÓJ.
Shfaq përkufizimin e plotë →KATRAN/ÓJ vep.,~ÓVA, ~ÚAR kal. Katranos.
Shfaq përkufizimin e plotë →KATRANÓS vep., ~A, ~UR kal. 1. Lyej diçka me katran. Po katranos rrotat e qerres. 2. bised. Fëlliq, ndot dikë a diçka (me baltë, me bojë etj.).3. fig., bised. Bëj keq një punë; për…
Shfaq përkufizimin e plotë →►KATRANÓS/EM jovep., ~A (u), ~UR bised. 1. vetv. Fëlliqem, ndotem ose përlyhem me baltë, me bojë etj. U katranosa në fytyrë.2. fig., vetv. Bie poshtë moralisht, bie në një gjendje …
Shfaq përkufizimin e plotë →KATRANÓSJ/E,~A f., bised. 1. Lyerje me katran. 2. Fëlliqje a ndotje me baltë, me bojë etj.3. fig. në sh. ~E, ~ET bised. Përkeqësim i një gjendjeje a situate; fëlliqje.4. fig. Ndërl…
Shfaq përkufizimin e plotë →KATRANÓSUR (i, e) mb., bised. 1. Që është lyer a është bërë me katran.2.Që është ndotur; i fëlliqur (me baltë, me bojë etj.).3. fig., keq. Që është bërë për dreq a shumë keq; i pri…
Shfaq përkufizimin e plotë →KATRANÚAR (i, e) mb. I katranosur.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë