Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
KATANDÍSUR (i, e) mb. Që është katandisur në një gjendje jo të mirë. Njerëz të katandisur keq (si mos më keq).
KATANDÍS vep., ~A, ~UR bised. 1. kal. Bëj që dikush të bjerë nën nivelin mesatar të jetesës ose në një gjendje sa për të mbijetuar. Rakia (bixhozi) e katandisi dikë në atë situatë.
2. jokal., edhe fig. Mbërrij në një gjendje jo të kënaqshme; katandisem jo mirë. Katandisi si mos më keq (si gjysmë njeriu).
♦ Katandisi kaposhi një *thelë.
KATANDÍ,~A f., bised. Të qenët në një gjendje ekonomike, materiale, fizike etj. aq sa është e mjaftueshme për të jetuar; të pasurit aq shëndet e pasuri sa për të mbijetuar. Pa shtë…
Shfaq përkufizimin e plotë →KATANDÍS vep., ~A, ~UR bised. 1. kal. Bëj që dikush të bjerë nën nivelin mesatar të jetesës ose në një gjendje sa për të mbijetuar. Rakia (bixhozi) e katandisi dikë në atë situatë.…
Shfaq përkufizimin e plotë →►KATANDÍS/EM jovep., ~A (u), ~UR bised. 1. vetv. Arrij në një gjendje të pakënaqshme ekonomike, shëndetësore etj. U katandis kockë e lëkurë.2. pës. e KATANDÍS.
Shfaq përkufizimin e plotë →KATANDÍSJ/E,~A f., bised. Mbërritja e dikujt në një gjendje të pakënaqshme jetese, shëndetësore etj. sa për të mbijetuar; katandi.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë