Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
KATALÓG,~U m. sh. ~Ë, ~ËT Regjistër a libër me karakter informativ ku shënohet në mënyrë të përmbledhur dhe sipas disa kritereve të caktuara një listë me tituj librash, me emërtime bimësh e trupash qiellorë etj., së bashku me ndonjë shpjegim të përmbledhur. Katalog i ilustruar. Katalog i bimëve (i botimeve të reja). Katalog pullash. Katalog i mjegullnajave dhe i grumbullimeve yjore (astr.).
KATALOGÍM,~I m., libr. Regjistrimi në një katalog i titujve të librave, i emërtimit të bimëve etj.
Shfaq përkufizimin e plotë →►KATALOG/ÓHET jovep., ~ÚA (u), ~ÚAR libr., pës., vet. v. III e KATALOGÓJ.
Shfaq përkufizimin e plotë →KATALOG/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal., libr. Bëj një katalog me tituj të rinj librash, me emërtimet e bimëve karakteristike për një vend a për një hapësirë të caktuar gjeografike etj., …
Shfaq përkufizimin e plotë →KATALOGÚAR (i, e) mb., libr. Që është kataloguar. Tituj librash (emra bimësh) të kataloguar.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë