Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
KASHT/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. Mbuloj me kashtë një kasolle, një kolibe etj. Po kashtoja kasollen.
2. Thur a ambalazhoj me kashtë (një shishe, një damixhanë etj.) që të mos thyhet. Kashton shishet e verës.
3. Ushqej bagëtinë me kashtë, bëj kashtimin e bagëtive; grazhdoj. Kashtoi bagëtinë.
4. fig., bised. E rrah fort, e zhdëp në dru (një njeri a një kafshë shtëpiake). E shava se po kashtonte fëmijën.
✱Sin.: grazhdoj, zhdëp.
►KASHT/ÓHET jovep., ~ÚA (u), ~ÚAR vet. v. III, pës. e KASHTÓJ.
Shfaq përkufizimin e plotë →KASHTÓR,~E mb. 1. I mbuluar me kashtë; i bërë prej kashte. Kasolle (karrige) kashtore. Kapelë kashtore (kundër diellit). Thurimë kashtore. Fshesë kashtore fshesë që përdor farkëtar…
Shfaq përkufizimin e plotë →KASHTÓR/E,~JA f. sh. ~E, ~ET 1. Kashtare. 2. Shishe (prej qelqi) e mbështjellë me kashtë.3. Karrige me ndenjëse të thurur me kashtë.4. Pjesa e kërcellit të drithërave që mbetet në …
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë