Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
KÁSHT/Ë,~A f. sh. ~RA, ~RAT 1. bot. Bimë njëvjeçare që rritet nëpër këneta, me kërcell të hollë e të gjatë, që shërben për të ndërtuar a për të mbuluar kasolle, për të bërë tavane shtëpie, për të thurur gardhe etj.; kundje. Kashtë për kasollen. Karrige (kapelë) kashte.
2. Kërcej drithërash bashkë me gjethet, por pa kallinj, që mbetet në arë pas korrjes, hamullore; kjo pjesë e kërcellit të drithërave pas shirjes në lëmë, që përdoret si shtrojë ose si ushqim për bagëtinë në dimër. Kashtë gruri (elbi). Kashtë për bagëtinë. Shtrojë kashte. Dyshek me kashtë.
3. fig., iron., bised. Trupi i hollë dhe i gjatë i dikujt; pamja e jashtme e këtij njeriu; shtat. I dobët nga kashta. E njoha nga kashta se kush ishte.
4. bised. Gjellë e dobët, me pak vlera ushqimore; gjellë e varfër, pa yndyrë. Hëngrëm kashtë.
5. spec. Pjesë e parë e disa emërtimeve të pathjeshta. Kashta e kuqe (bot.) kashtëkuqe. Kashta e Kumtrit (astr.) Udha e Qumështit.
✱Sin.: kundje, hamullore, trup, shtat.
♦ U bënë kashtë e koqe u shpërndanë andej-këtej, u përçanë e u përhapën nga të katër anët; u shpartalluan keq; u bënë kokrra-kokrra; u bënë pesë e pesë; u bënë pikë e pesë. E bëri kashtë e byk (diçka) iron. e përzjeu keq, i ngatërroi keq gjërat me qëllim, nuk më sqaroi fare për diçka; e bëri lesh arapi; e bëri lesh e li; e bëri lëmsh. I bie kashtës përmbi kalli (dikush) është mendjemadh, mburret e mbahet; flet kot e si fodull, nuk qëllon ku duhet; shet mend. I janë djegur (i janë këputur) kashtërat janë grindur njëri me tjetrin, i kanë prishur marrëdhëniet e mira, nuk janë më si më parë; i kanë (i kanë vënë) *gjilpërat majë më majë. *Flakë kashte. Fut *zjarrin në kashtë (dikush). Ha kashtë (dikush) shih ha bar (dikush). E hëngri kashtën e gomarit (dikush) tall. u mashtrua, ia hodhën të tjerët; e hëngri sapunin për djathë. (Humbi) si *gjilpëra në kashtë (dikush a diçka). Ka çelësat (hapëset) e kashtës (dikush) iron. tall. Kapet (mbahet) pas *fijes së kashtës (dikush). Kashta e Kumtrit astr. shih Udha e Qumështit astr. Kashtë mbi ujë mospërf. i lehtë nga mendja, mendjelehtë; gogël mbi ujë; pupël mbi ujë. Kërkon *gjilpërën në kashtë (në mullar) (dikush). Kërkon *pleshta në kashtë (dikush). Ndaj kashtën nga kokrrat veçoj të padobishmen nga e vlefshmja; ndaj të keqen nga e mira; ndaj egjrën nga gruri; ndaj grurin nga egjra.*Zjarr kashte.
KASHTËKÚQ/E,~JA f. sh. ~E, ~ET bot. Bimë barishtore shumëvjeçare e ngjashme me shqirrën, që e ka kërcellin të kuq, e cila rritet nëpër toka moçalore. Preva ca kashtëkuqe.
Shfaq përkufizimin e plotë →KASHTËMBLÉDHËS/E,~JA f. sh. ~E, ~ET tek. 1. Depozita e autokombajnës, ku grumbullohet kashta e drithërave. 2. bujq. Autokombajnë që korr, shin e mbledh kashtën e drithërave; makinë…
Shfaq përkufizimin e plotë →KASHTËRMÉN/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. bot. Lloj kashte që rritet nëpër moçale, me kërcell shumë të hollë dhe të dobët. Duaj me kashtërmenë. 2. Mbeturina nga kërcejtë e dobët të kësaj b…
Shfaq përkufizimin e plotë →KASHTËRRÓJ/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. bot. Lloj kashte me kërcell të drunjëzuar dhe me pak gjemba. 2. Pjesa e kashtës së drithërave që mbetet në arë pas korrjes; kashtë misri pas korrj…
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë