Fjalori
KARROCË

KARRÓC/Ë, ~A f. sh. ~A, ~AT 1. Mjet udhëtimi për njerëz ose për transport mallrash me dy a me katër rrota, që tërhiqet zakonisht nga një kalë. Karrocë e mbyllur (e hapur). Kali i karrocës. Hipi (udhëtoj) në karrocë.
2. Karro e lehtë me rrotavogla, që shtyhet zakonisht nga dikush dhe përdoret për transport fëmijësh; karro. Karrocë dore mjet i tillë me një rrotë, që përdoret duke e shtyrë me dy duar. Karrocë invalidësh karrocë me dy rrotamëdha për invalidë.
*Kalë karroce mospërf.


Rezultate të ngjashme

KARROCABËRËS,~I m. sh. ~, ~IT tek. 1. Marangoz që bën dhe ndreq karro, qerre etj. 2. Profesioni a zanati i këtij njeriu.

Shfaq përkufizimin e plotë →

KARROCERÍ,~A f. sh. ~, ~TË 1. Pjesa e sipërme e një kamioni ku mbartet një ngarkesë e rëndë mallrash të ndryshme. Karroceri e mbuluar (me mushama). Hipi (udhëtoj) në karroceri.2. t…

Shfaq përkufizimin e plotë →

KARROCIÉR,~I m. sh. ~Ë, ~ËT 1. Burrë a djalë që drejton një karrocë të tërhequr nga kuaj. Ndenjësja e karrocierit.2. Profesioni i këtij njeriu. Karrocieri me kamxhik në dorë.

Shfaq përkufizimin e plotë →

KARROCIÉR/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Grua a vajzë që drejton një karrocë të tërhequr nga kuaj.

Shfaq përkufizimin e plotë →

Kliko këtu për të parë përdorime të mundshme të kësaj fjale (ose të ngjashme) në përkufizime të fjalëve të tjera (rezultate në kontekst)

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.