Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
KARRÉM,~I m. sh. ~A, ~AT 1. zool. Krimb toke; glistër. Krimb i madh (i vogël). Vras një krimb.
2. Krimb a një copë buke ose ushqim tjetër, që vihet në majë të grepit për të kapur peshq. I vë karremin grepit. Kap peshk (peshkoj) me karrem. Peshku e hëngri (e preku) karremin.
3. Copë ushqimi që vihet në një grackë a në një kurth për të ndjellë gjahun që duam të kapim (një zog a një kafshë të egër). Karremi i grackës.
4. fig. Mjet a mënyrë mashtrimi për të gënjyer dhe për të kapur dikë etj. E mashtruan me karrem. E ndolli (e gënjeu) me karrem.
✱Sin.: krimb, glistër.
♦ E hëngri karremin (dikush) iron. i besoi joshjes së dikujt dhe u mashtrua prej tij. I hedh karremin (dikujt) i jep diçka të vogël joshëse a e miklon për ta mashtruar, për ta bërë për vete ose për ta nënshtruar; i hedh grepin (grepat); hedh skortin të zërë troftën.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë