Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
KÁRM/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Shkëmb i madh dhe i thepisur.
2. Arë a tokë e zhveshur, pa bimësi (zakonisht në një shpat mali); karkërimë.
3. Vend i pjerrët, shpat mali; rrëpirë. Ngjitemi në karmë.
4. keq. Grumbull a stivë sendesh, plehrash a mbeturinash. Karmë me plehra.
✱Sin.: rrëpirë, pirg, stivë, grumbull.
KARMÍM,~I m. sh. ~E, ~ET Rrëzimi nga një karmë a shpat mali; vithisje.✱Sin.: rrëzim, vithisje.
Shfaq përkufizimin e plotë →►KARM/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR 1. vetv. Rrëshqas dhe rrëzohem në një karmë a shpat mali; vithisem. 2. pës. e KARMÓJ.✱Sin.: rrëzohem, vithisem.
Shfaq përkufizimin e plotë →KARM/ÓJ vep., ~OVA, ~UAR kal. 1. shpërf. I jap një të shtyrë dikujt dhe e rrëzoj përdhé; vithis. 2. Rrëzoj diçka përdhe (një pemë etj.); vithis.3. edhe fig., mospërf. Përzë a dëboj…
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë