Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
KARFÓS vep., ~A, ~UR kal. 1. Zë flokët me karficë, zë a mbërthej diçka me karficë. Karfos flokët (jakën e këmishës).
2. Kap me kopsë dy anët e një petku a të një veshjeje; kopsit. Karfos xhaketën (këmishën).
3. kal. Qep rrallë e rrallë me pe; ildis. Karfos dyshekun.
4. Puq a puthit diçka me një gjë tjetër; ngjit fort diçka. Karfos dërrasat e dyshemesë.
5. Kap dikë për fyti dhe përpiqem t’i marr frymën ose ta mbyt, duke e shtrënguar me gishtat e duarve; kacambyt. E karfosi dhe për pak i mori frymën.
6. edhe fig. E shtrij dikë dhe e vë poshtë, e mund dhe e nënshtroj; e mbërthej fort, nuk e lë të flasë; e bëj të më bindet. I karfosëm gjithë kundërshtarët (gjithë armiqtë).
7. fig., edhe jokal., vet. v. III (kryes. me trajtë të shkurtër përemërore). Më pushton, më mbërthen, më pllakos a më ngërthen (një sëmundje, një ndjenjë etj.). Më karfosi gjumi. Më karfosi sëmundja (tmerri, frika).
✱Sin.: kopsit, mbërthej, kacambyt, ildis, ngërthej, kap, puq, puthit, kacambyt, pllakos.
►KARFÓS/EM jovep., ~A (u), ~UR 1. vetv. Zë a kap me karficë flokët, dy anët e një veshjeje etj.2. vetv. Kopsitem. Vesh pallton dhe karfosem.3. vetv. Kapem, puqem ose ngjitem pas di…
Shfaq përkufizimin e plotë →KARFÓSJ/E,~A f. 1. Mbërthim i flokëve me karficë (zakonisht për gratë e vajzat). 2. Kapja e një veshjeje me karficë; kopsitje. Karfosja e xhaketës.3. Puqje a ngjitje pas dikujt a p…
Shfaq përkufizimin e plotë →KARFÓSUR (i, e) mb. Që është karfosur; i mbërthyer, i kopsitur. Flokë të karfosur.✱Sin.: i mbërthyer, i kopsitur, i kacafytur, i ngërthyer.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë