Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
KARBOHIDRÁT,~I m. sh. ~E, ~ET kim. 1. Komponim kimik organik që përbëhet nga karboni, hidrogjeni e oksigjeni.
2. vet. sh. Klasë komponimesh kimike, si sheqeri, amidoni e celuloza, të cilat gjenden në natyrë dhe shërbejnë si burim kryesor i energjisë dhe i veprimtarisë jetësore të qenieve të gjalla. Drithërat janë shumë të pasura me karbohidrate. Ushqimet e përpunuara përmbajnë shumë karbohidrate.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë