Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
KARAKTERISTÍK/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Të qenët karakteristik a specifik, tërësia e vetive, e veçorive a e tipareve të karakterit të dikujt (nga ana morale e fizike, intelektuale etj.), që e shquajnë atë në dallim nga të tjerët; përcaktimi zyrtar i karakterit të një punonjësi a të një nëpunësi, që shënohet dhe mbahet në zyrën e burimeve njerëzore të një institucioni; veti.
2. Dokumenti zyrtar me këto të dhëna a veçori karakteristike. Karakteristikë individuale për veprimtarinë (për aftësinë) e punonjësve. Shkruaj (bëj, lexoj) karakteristikën e punëtorit (e nëpunësit).
3. Tërësia e veçorive më kryesore dhe dalluese të diçkaje. Karakteristikë kryesore e asaj luleje është ngjyra e bukur dhe aroma.
✱Sin.: veti, veçori, tipar.
KARAKTÉR,~I m. sh. ~E, ~ET 1. psik. Tërësia e veçorive kryesore të psikikës dhe të ndërgjegjes së njeriut, që shfaqet në veprimtarinë shoqërore e prodhuese, në sjellje dhe në punë …
Shfaq përkufizimin e plotë →KARAKTERISTÍK,~E mb. 1. Që karakterizon dikë a diçka, që përcakton karakterin e dikujt a të diçkaje. Tipar karakteristik. Veçori (veti) karakteristike.2. Që është a që paraqitet si…
Shfaq përkufizimin e plotë →KARAKTERIZÍM,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Shfaqja dhe paraqitja me shkrim a me gojë e cilësive ose e veçorive kryesore karakteristike të dikujt a të diçkaje. 2. Karakteristikë.✱Sin.: karak…
Shfaq përkufizimin e plotë →►KARAKTERIZ/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR 1. vetv. Kam si karakteristikë dalluese një veti a një cilësi të veçantë; shquhem për diçka. Ai karakterizohet nga urtësia (nga thellësia e …
Shfaq përkufizimin e plotë →KARAKTERIZ/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. Jap veçoritë a tiparet më karakteristike të dikujt; bëj karakteristikën e dikujt a të diçkaje. Autori karakterizon personazhet e romanit. 2. …
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë