Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
KÁPT,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Vendi a shtegu në një qafë mali, ku mund të kalohet; kapërcyell; kaptë. Kaluam kaptin.2. Hendek i vogël, gropë jo shumë e thellë; hendek i vogël; kanal. N…
Shfaq përkufizimin e plotë →KAPTÉLL,~I m. sh. ~Ë, ~ËT 1. Kreu i djepit nga ana ku vihet jastëku. Kaptelli i djepit. 2. Ballësori i samarit, pjesa e përparme ose e prapme e samarit; kocak; kosaxhik. Kaptelli i…
Shfaq përkufizimin e plotë →KAPTÉR,~I m. sh. ~Ë, ~ËT usht. 1. Gradë nënoficeri më e lartë se e rreshterit; ai që mban këtë gradë. 2. si mb. Që ka fituar dhe mban këtë gradë; me këtë gradë. Djalë kapter. Fitoi…
Shfaq përkufizimin e plotë →KAPTÉRE,~JA f. sh. ~E, ~ET usht. 1. Gradë nënoficereje më e lartë se e rreshteres; ajo që mban këtë gradë. 2. si mb. Që ka fituar dhe mban këtë gradë. Vajzë kaptere.
Shfaq përkufizimin e plotë →KAPTÍM,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Kapërcim.2. Perëndimi i diellit a i hënës. Arrijmë para kaptimit.✱Sin.: kapërcim, perëndim.
Shfaq përkufizimin e plotë →KAPTÍN/Ë, ~A f. sh. ~A, ~AT 1. Kokë; krye, kryet. Më dhemb kaptina.2. Kapitull. Në kaptinën e tretë të monografisë. ✱Sin.: kokë, krye, kryet, kapitull.♦ Më çau kaptinën (dikush) bi…
Shfaq përkufizimin e plotë →►KAPT/ÓHET jovep., ~ÚA (u), ~ÚAR pës., vet. v. III e KAPTÓJ.
Shfaq përkufizimin e plotë →KAPT/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR 1. edhe kal. Kapërcej matanë diçkaje. Kaptuam lumin.2. jokal., vet. v. III Perëndon dielli a hëna. Dielli kaptoi prapa malit. ✱Sin.: kapërcej, perëndon.
Shfaq përkufizimin e plotë →KÁPT/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT Qafë mali, kapërcyell; kapt. Arritëm (kaluam) kaptën.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë