Fjalori
KAPLOJ

KAPL/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR 1. kal. Mbuloj krejt dikë me trup dhe me të dy krahët ose me diçka tjetër. E kaplova me të dy krahët. E kaplova me batanije. Klloçka kaploi zogjtë me krahë.
2. edhe fig., kal. dhe jokal., kryes. v. III (zakonisht me trajtëshkurtër përemërore) Shfaqet diçka a vjen menjëherë ose papritur; vërshon; pllakos (zakonisht një dukuri natyrore, shiu e bora). Na kaploi shiu (uji, bora, breshri). Kaploi nata (errësira).
3. edhe fig., jokal. (kryes. v. III dhe me një trajtëshkurtër përemërore) Më mbyt a më zë frymën diçka, më pushton, më ngërthen një sëmundje, një ndjenjë e fortë, një fatkeqësi etj.; më mërzit dhemerr shpirtin.kanë kapluar punët (hallet). Na kaploi kriza (pandemia, papunësia). E kaploi frika (tmerri, paniku).
Sin.: pllakos, mbuloj, përmbyt.

Kliko këtu për të parë përdorime të mundshme të kësaj fjale (ose të ngjashme) në përkufizime të fjalëve të tjera (rezultate në kontekst)

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.