Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
KAPÍTUR (i, e) mb. 1. Që është kapitur, i rraskapitur (për një njeri ose një kafshë pune a ngarkese). Kalë i kapitur. Mushkë e kapitur.
2. edhe fig. I lodhur tepër; që shpreh mungesë gjallërie a freskie. Me sy (me gjunjë) të kapitur.
3. gjell. I mbytur në yndyrë; me shumë yndyrë. Byrek i kapitur.
✱Sin.: i rraskapitur, i këputur.
KAPÍTUR,~IT (të) as. Kapitje, rraskapitje, këputje.
KAPÍT (KAPÍS) vep., ~A, ~UR kal. 1. E lodh jashtë mase një njeri a një kafshë pune, aq sa nuk mund të qëndrojë dot më këmbë; rraskapit. Na kapitën në punë (në stërvitje). E kapiti kalin (mushkën). Kapiti sytë mbylli kapakët e syve.
2. fig., edhe jokal. Ndiej se po më bie të fikët; jam shumë i lodhur, aq sa nuk mbahem dot më këmbë; kapitem; rraskapitem. Kapita dhe rashë përdhé. Kapita për gjumë po më mbyllen sytë për gjumë.
3. gjell. Mbyt me gjalpë a me yndyrë byrekun, lakrorin etj. Nëna e ka kapitur byrekun.
✱Sin.: rraskapit, mbyt, kapitem.
KAPÍTU/LL,~LLI m. sh. ~J, ~JT 1. Kreu i një monografie a botimi, i një libri a reviste etj.; përmbajtja e secilit prej këtyre krerëve. Kapitulli i dytë (i fundit) i librit. Monogra…
Shfaq përkufizimin e plotë →KAPITULLÍM,~I m. 1. usht. Disfatë e një lufte a beteje, dorëzim pa kushte; dokumenti i firmosur i këtij akti. Akti i kapitullimit. Firmosi kapitullimin.2. edhe fig., mospërf. Dësht…
Shfaq përkufizimin e plotë →►KAPITULL/ÓHET jovep., ÚA (u), ~ÚAR pës., vet. v. III e KAPITULLÓJ.
Shfaq përkufizimin e plotë →KAPITULL/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR jokal. 1. usht. E quaj veten të mundur në një luftë a betejë; dorëzohem pa kushte. Kapitulloi pas dy ditë beteje të ashpër.2. edhe fig. Humbas besimin …
Shfaq përkufizimin e plotë →KAPITULLÚES,~E mb. 1. usht. Që kapitullon, që pranon kapitullimin, që të bën të kapitullosh. Ushtria (fuqitë) kapitulluese. Betejë kapitulluese. 2. edhe fig. Që është i ngjashëm me…
Shfaq përkufizimin e plotë →KAPITULLÚES,~I m. sh. ~, ~IT Ai që kapitullon.
Shfaq përkufizimin e plotë →KAPITULLÚES/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Ajo që kapitullon.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë