Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
KAPÍTU/LL,~LLI m. sh. ~J, ~JT 1. Kreu i një monografie a botimi, i një libri a reviste etj.; përmbajtja e secilit prej këtyre krerëve. Kapitulli i dytë (i fundit) i librit. Monografi me disa kapituj.
2. Çështja për të cilën flitet ose diskutohet në një mbledhje, në një konferencë etj. Kjo gjë (kjo çështje) është një kapitull më vete. E mbyllëm këtë kapitull.
♦ Kapitull i mbyllur libr. diçka e përfunduar që nuk do të diskutohet ose nuk do të rimerret më, çështje së cilës nuk do t’i kthehemi kurrë.
KAPITULLÍM,~I m. 1. usht. Disfatë e një lufte a beteje, dorëzim pa kushte; dokumenti i firmosur i këtij akti. Akti i kapitullimit. Firmosi kapitullimin.2. edhe fig., mospërf. Dësht…
Shfaq përkufizimin e plotë →►KAPITULL/ÓHET jovep., ÚA (u), ~ÚAR pës., vet. v. III e KAPITULLÓJ.
Shfaq përkufizimin e plotë →KAPITULL/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR jokal. 1. usht. E quaj veten të mundur në një luftë a betejë; dorëzohem pa kushte. Kapitulloi pas dy ditë beteje të ashpër.2. edhe fig. Humbas besimin …
Shfaq përkufizimin e plotë →KAPITULLÚES,~E mb. 1. usht. Që kapitullon, që pranon kapitullimin, që të bën të kapitullosh. Ushtria (fuqitë) kapitulluese. Betejë kapitulluese. 2. edhe fig. Që është i ngjashëm me…
Shfaq përkufizimin e plotë →KAPITULLÚES,~I m. sh. ~, ~IT Ai që kapitullon.
Shfaq përkufizimin e plotë →KAPITULLÚES/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Ajo që kapitullon.
Shfaq përkufizimin e plotë →KAPÍTUR (i, e) mb. 1. Që është kapitur, i rraskapitur (për një njeri ose një kafshë pune a ngarkese). Kalë i kapitur. Mushkë e kapitur.2. edhe fig. I lodhur tepër; që shpreh munges…
Shfaq përkufizimin e plotë →KAPÍTUR,~IT (të) as. Kapitje, rraskapitje, këputje.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë