Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
►KAPÍT/EM jovep., ~A (u), ~UR 1. vetv. Lodhem tepër, aq sa nuk qëndroj dot më këmbë dhe po më bie të fikët; më duket sikur po humbas ndjenjat dhe po fikem; këputem; rraskapitem. U kapita dhe u rrëzova përdhe më ra të fikët.
2. edhe fig., vetv. Ndiej se jam plakur shumë; ndiej se kam humbur bashkë me fuqinë edhe mundësinë për çdo veprimtari, freskinë dhe gjallërinë; po fikem. Jam kapitur në këtë moshë që jam. U kapita (u këputa) për gjumë më vjen gjumë. M’u kapitën sytë (gjunjët) m’u lodhën shumë sytë (gjunjët).
3. pës. e KAPÍT.
✱Sin.: lodhem, rraskapitem, këputem, fikem.
KAPÍT (KAPÍS) vep., ~A, ~UR kal. 1. E lodh jashtë mase një njeri a një kafshë pune, aq sa nuk mund të qëndrojë dot më këmbë; rraskapit. Na kapitën në punë (në stërvitje). E kapiti kalin (mushkën). Kapiti sytë mbylli kapakët e syve.
2. fig., edhe jokal. Ndiej se po më bie të fikët; jam shumë i lodhur, aq sa nuk mbahem dot më këmbë; kapitem; rraskapitem. Kapita dhe rashë përdhé. Kapita për gjumë po më mbyllen sytë për gjumë.
3. gjell. Mbyt me gjalpë a me yndyrë byrekun, lakrorin etj. Nëna e ka kapitur byrekun.
✱Sin.: rraskapit, mbyt, kapitem.
KAPITÉL,~I m. sh. ~Ë, ~ËT arkit. Kreu i një shtylle a i një kolone, ku qëndron a mbështetet kryetrari. Zbukurimet e kapitelit.
Shfaq përkufizimin e plotë →KAPITÉN,~I m. sh. ~Ë, ~ËT 1. usht. Gradë oficeri më e ulët se e majorit; ushtaraku që mban këtë gradë. Kapiten i parë shkalla më e lartë e kapitenit.2. spec. Komandant i një anijej…
Shfaq përkufizimin e plotë →KAPITENARÍ,~A f. sh. ~, ~TË det. Zyra e kapitenit të një anijeje, të një porti etj. Kapitenaria e portit të Durrësit.
Shfaq përkufizimin e plotë →KAPITÉN/E,~IA f. sh. ~E, ~ET 1. usht. Gradë oficereje më e ulët se e majorit; ajo që mban këtë gradë.2. sport. Përgjegjëse a organizatore e skuadrës në lojërat me top. Kapitene bas…
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë