Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
KAPACITÉT,~I m. sh. ~E, ~ET libr. 1. spec. Vëllim i mjaftueshëm, mundësi nxënësie në hapësirë, nxënësia e një vendi, e një ene etj.; sasia e mundshme e nxënësisë së diçkaje; nivel. Kapaciteti i rezervuarit. Kapaciteti jetësor i mushkërive sasia e ajrit a e oksigjenit të mushkërive (në një frymëmarrje).
2. tek. Fuqia ose shkalla e fuqisë së një makine, të një motori etj.; aftësi e prodhueshmërisë. Kapaciteti i fabrikës. Kapaciteti kalorifik sasia e nxehtësisë që harxhohet për të ngritur një gradë temperaturën e një trupi në kushte të caktuara. Punon me kapacitet të plotë.
3. fig. Aftësi mendore e krijuese; aftësi shqisore, ndjenjësore a shpirtërore; zotësi. Njeri (specialist) me kapacitet. Aq kapacitet kishte!
✱Sin.: nxënësi, aftësi, zotësi, fuqi, mundësi, nivel, intelekt.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë