Fjalori
KAPËRTHYER

KAPËRTHÝER (i, e) mb. 1. është kapërthyer, që është mpleksur fort (për penj, litarë etj.). Litarë (penj) të kapërthyer.
2. fig.është kapur a është ngërthyer fort me një tjetër (për ide, fiksime etj.); i fiksuar; i kapur keq. Shef (drejtor) i kapërthyer keq me vartësit.
Sin.: i mbërthyer, i ngërthyer, i fiksuar.


Rezultate të tjera nga lematizimi ose nga ngjashmëria me formën përfaqësuese: KAPËRTHEJ
KAPËRTHEJ

KAPËRTH/ÉJ vep., ~ÉVA, ~ÝER 1. kal. Kap, lidh a zë fort dy anëdiçkaje; ndërlidh a ngërthej fort dy a më shumë fije, litarë etj., duke i shtrënguar a duke i mpleksur keq. Kapërthej litarët (penjtë, telat). Kapërthej gishtërinjtë.
2. fig., edhe jokal., vet. v. III (kryes. me një trajtëshkurtër përemërore)pushton a më mbërthen një ndjenjë, një mendim, një ide etj. dhe nuk më shqitet; më fiksohet diçka e keqe. kapërtheu frika (tmerri, mërzitja).
Sin.: mbërthej, ngërthej.


Rezultate të ngjashme

►KAPËRTH/ÉHEM jovep., ~ÉVA (u), ~ÝER 1. vetv. Kapem për fyti me dikë; kacafytem. U kapërthyen si gjelat. 2. edhe fig., vetv. Grindem me dikë dhe shahem keq, me fjalë ofenduese. U k…

Shfaq përkufizimin e plotë →

KAPËRTH/ÉJ vep., ~ÉVA, ~ÝER 1. kal. Kap, lidh a zë fort dy anë të diçkaje; ndërlidh a ngërthej fort dy a më shumë fije, litarë etj., duke i shtrënguar a duke i mpleksur keq. Kapërt…

Shfaq përkufizimin e plotë →

KAPËRTHÍM, ~I m. sh. ~E, ~ET 1. Ngatërrim, mpleksje fijesh, litarësh etj. 2. edhe fig. Grindje e madhe, zënie për fyti me dikë. Kapërthim me fjalë banale.3. fig. Mbërthim a ngërthi…

Shfaq përkufizimin e plotë →

Kliko këtu për të parë përdorime të mundshme të kësaj fjale (ose të ngjashme) në përkufizime të fjalëve të tjera (rezultate në kontekst)

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.